Deda i kundërvihet Ramës: Nuk mund të luash “babain e kombit” duke vaksinuar vetëm të moshuarit
Aktori i mirënjohur i humorit Julian Deda me anë të një postimi në facebook e ka vlerësuar fushatën e vaksinimit nga kryeministri si një “lojë të pistë.”
Sipas aktorit, Rama nuk mund të merret vetëm me të moshuarit dhe të harrojë të rinjtë, ata të cilët janë e ardhmja e vendit.
Deda shprehet se kryeministri po shfrytëzon dhembsurinë që kemi për të moshuarit duke luajtur një lojë të pistë.
“Loja e ndyre e piktorit.
Mosha e trete pa diskutim duhet respektuar, ndihmuar dhe trajtuar siç i takon, por ti nuk mund te besh fushate mbi kete fakt o piktor.
Nuk mund te merresh vetem me te moshuarit dhe te harrosh te rinjte, te harrosh te ardhmen e vendit.
Fushata jote, duke shfrytezuar dhembshurine qe mund te kemi per te moshuarit eshte loje e piset nga ana jote.
Nese nje i moshuar na dhimbset se eshte i vetmuar, eshte sepse ti detyrove femijet e tij te iknin nga ky vend.
Rinia mori valixhet per shkakun tend, prandaj ti ke frike te perballesh me rinine, me familjet e reja, me krahun e vertete te punes, te cilin ti e le si peshku pa uje.
Nuk mund te dalesh atje, te luash “babain e kombit” si delirant dhe te shfrytezosh deshiren e te moshuarve per te jetuar sa me gjate, per t’i kthyer ne vote.
Fushata jote “nje i moshuar, nje vaksine, nje vote” eshte teper e shpifur dhe aspak njerezore”.