Deklarata: Ministri shqiptar homoseksual ishte i lidhur me shoferin e tij

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani ka pranuar publikisht se është gay, madje mbron të drejtat e tyre për të mos u paragjykuar.

I ftuar në emisionin “Trokit” në Intv, biznesmeni Ilirjani tha se shumë këngëtarë, drejtues emisionesh dhe politikanë janë gay edhe pse nuk e pranojnë publikisht.
Ai përmendi edhe rastin e një ish-ministri shqiptar, pa përmendur emrin, që disa vite më parë ka qenë në një lidhje me shoferin e tij.

“Ne kemi këngëtarë që janë gay. Kemi stilista që janë gay. Ke drejtues emisionesh që janë gay. Ka që japin lajmet që janë gay. Ke persona në biznes që janë gay. Ke dhe politikanë…Vite më parë di dhe një ministër që ishte bi, edhe ishte i kamufluar edhe kishte të dashur shoferin e vet. Ia dinte gjithë dikasteri. Dhe të gjithë pëshpërisnin edhe ai s’e pranonte”, tha Elton Ilirjani, i ftuar në “Trokit”.

SHKARKO APP