Deklarata shokuese! Trump ishte viktimë e abuzimeve të të atit, vuan nga çrregullimet mendore

Mbesa e Donald Trump do publikojë së fundmi një libër të titulluar “Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë”.

Në këtë libër Mary Trump ka treguar se presidenti Donald Trump është abuzuar nga babai i tij kur ka qenë i vogël. Daily Mail ka siguruar një kopje të këtij shkrimi para se të publikohet.

Mary Trump ka shkruar se dashuria nuk do të thoshte asgjë për Fred Trump Sr, ai dëshironte që t’i bindeshin të gjithë dhe presidenti u detyrua që t’i bindeshe.

Nëna e Donaldit u sëmur kur ai ishte dy vjeç, duke e lënë kujdestarinë e tij në dorën e të atit, i cili gjithmonë i shkaktonte atij terror.

I lënë pas dore nga babai i cili ishte gjithë kohës i zënë me punë, Mary thotë se presidenti pësoi mungesë vëmendjeje që i lanë shenjë përjetë dhe tani është kthyer në përbindëshin e Frankenstein.

Psikologia 55-vjeçar shkruan se ajo beson që xhaxhai i saj nuk është vetëm narcist, por i plotëson kriteret për çrregullimin e personalitetit antisocial, i cili në formën e tij më të rëndë konsiderohet përgjithësisht si sociopati.

Ajo gjithashtu pretendon se Donald Trump ka paguar një mik për të marrë një provim në vendin e tij, në mënyrë që të ndiqte Universitetin e famshëm të  Pensilvanisë.

Botuesit Simon & Schuster kanë njoftuar se Maria do publikojë librin e saj me kujtime pas dy javësh, më 14 korrik për shkak të kërkesës së lartë dhe interesit të jashtëzakonshëm që njerëz nga e gjithë bota kanë shfaqur, madje është nr 1 në listën e shitjeve në Amazon.

Në librin e saj, Mary shprehet se ajo ka përfunduar doktoraturën në psikologjinë klinike nga Instituti Derner i Studimeve të Avancuara Psikologjike dhe kaloi një vit duke punuar në repartin e pranimeve të një qendre psikiatrike në Manhattan.

Ajo thotë se nuk ka problem ta quajë Donaldin një narcisist, ashtu siç e kanë përshkruar shumë ekspertë.

Mary thotë se ai “plotëson të nëntë kriteret” siç përshkruhet në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Disrregullimeve Mendore, teksti standard për përcaktimin e sëmundjes mendore.

Mary shprehet se Donaldi i plotëson kriteret për çrregullimin e personalitetit antisocial, i cili në formën e tij më të rëndë konsiderohet përgjithësisht sociopati, por gjithashtu mund t’i referohet kriminalitetit kronik, arrogancës dhe mosrespektimit të të tjerëve.

Ajo ka shkruar gjithashtu se “Donaldi mund të përmbushë disa nga kriteret për çrregullimin e personalitetit të varur gjithashtu”.

Shenjat kryesore janë: pamundësia për të marrë përgjegjësi, paaftësi për të qëndruar vetëm dhe përpjekjet ekstreme për të marrë mbështetje nga të tjerët. Ai pi rreth 2 Diet Cola në ditë dhe fle shumë pak. Ka një dietë të tmerrshme ushqimi dhe nuk stërvitet”.

Në një pjesë tjetër të librit, Mary flet edhe për motrën më të madhe të Donaldit, Marianne, një gjykatëse federale tani në pension, e cila u tall me kandidaturën e tij presidenciale, duke e quajtur atë “një klloun” dhe duke i përmendur pesë falimentimet e tij.

Ajo shkruan: Kur Donald njoftoi kandidimin e tij për presidencë në 16 qershor 2015, nuk e konsiderova seriozisht. Unë mendja se ai thjesht donte publicitetin falas për markën e tij.

“Ai është një klloun’, tha tezja ime Marianne gjatë një prej drekave tona të rregullta në atë kohë.

SHKARKO APP