Del në shitje ishulli europian në një prej brigjeve më të bukura në botë

Gjiri Morbihan është quajtur si një nga më të bukurit në botë.

Një ishull që gjendet në këtë gji, në brigjet e Bretanjës, në Francë, ka dalë në shitje për rreth 3.5 milionë euro.

Ishulli, që dikur përdorej për të kapur midhje, ka një shtëpi me katër dhoma gjumi, dhe është vetëm 5 minuta larg me varkë nga Trinite-Syr-Mer, një nga brigjet më të bukura në botë.

Shtëpia është ndërtuar mbi një ndërtesë të vjetër, të bërë me gur, nga peshkatarët e midhjeve që në vitin 1870.

SHKARKO APP