Del sërish në ankand fustani ikon i Princeshë Dianës

Princesha Diana nuk mbahet mend vetëm për punën e saj si filantrope por edhe për stilin e saj në të veshur.

Ajo ishte ikonë e modës atë kohë, çdo dizanjer e kishte ëndërr ta vishte princeshën.

Më çdo dalje të saj ajo frymëzoi shumë gra të të gjitha moshave dhe kombësive.

Swiss Digital Desktop Reklama

E së fundmi fustani i saj që shihet në foton e mëposhtme  që njihet si ikona e veshjes së saj do të dal në ankand.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ankandi për fustanin e Princesh Dianës do të fillojë për 350,000 paund.

Këtë fustan ajo e veshi për herë të parë në një darkë në Shtëpinë e bardhë në vitin 1985 dhe u fotografua duke vallëzuar me aktorine njohur John Travolta.

Fustan është prej kadifeje dhe është krijuar nga stilisti i cili kishte një marrëdhënie të frytshme me Dianën, Victor Edelstein siç janë veshjet e mëposhtme.

Fustanin ikon të sajën Princeshë Diana e veshi dhe tre herë të tjera në daljet e saja publike si : për një vizitë shtetërore në Austri në 1986, një natë në Shtëpinë Mbretërore të Operës në 1991 dhe për portretin e saj nga Lord Snowden në 1997.

Një vit më vonë dhe dy muaj para vdekejs këtë fustan Diana e nxorri në ankand me një vlerë prej 100,000 paund për të mbledhur fonde për nëjrëzitqë vuanin nga Sida.

Biznesmenja Maureen Dunkel bleu fustanin dhe e mbajti derisa falimentoi në vitin 2011.

Ajo e nxori veshjen në ankand por nuk u shit. Në fund të marsit 2013. Fustani u ble nga një britanik si dhuratë për të kënaqur bashkëshorten e tij.

Kjo ishte hera e fundit që fustani u nxor në ankand publik, deri tani.

Fustani do dalë në ankandin Kerry Taylor Auctions në Londër në 9 dhjetor dhe konsiderohet një nga veshjet më ikonike të princeshës britanike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?