Demalia: Lufta e Vlorës ishte lokale, jo kombëtare, historia jonë si folklor, është manipuluar

Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia u shpreh se lufta e Vlorës ishte një luftë lokale dhe jo kombëtare.

Sipas Demaliajt, ngjarje të tilla nuk mund të ngrihen si ngjarje epike botërore.

Ai shtoi se historia e vendit është manipuluar dhe askush nuk e di se si është e vërteta, duke ua mësuar kështu edhe breza të rinj.

Ilir Demalia: Historia jonë trajtohet në mënyrë folklorike dhe epike. Lufta e Vlorës ka qenë një luftë lokale dhe jo kombëtare. Ajo që mua më bën përshtypje është mënyrë se si u trajtua lufta e Vlorës. Italia kishte pushtuar bregdetin dhe kjo luftë duhet parë në të gjithë ngjarjen e vet. Pas italianëve në Vlorë u instalua ambasada e Serbisë. Nuk jam për deligjitimuar luftën, por as nuk mund ta ngremë në një ngjarje epike botërore. Ajo që më bëri përshtypje dje në fjalën e krerëve të shtetit ishte lidhje pavarësinë, me historinë e luftës shqiptare dhe në fund Gramoz Ruçi i dha vlera gjithë Jugut deri në Elbasan.

Unë jam lindur dhe rritur në Tiranë dhe kam shokë nga jugu e veriu. Problemi është pse duhet të bëjmë këto diferenca. Edhe për shpalljen e pavarësisë, nuk është se Vlora bëri një luftë të jashtëzakonshme sepse më parë është luftuar në Veri ku Dom Nikollë Kaçolli mori pushkën e doli malit si prift. Edhe flamuri u ngrit në Durrës, kaloi në Tiranë dhe pastaj erdhi në Vlorë. Ne duke manipuluar historinë, nuk dihet ku është e vërteta. Ne ngatërrojmë historinë duke ngatërruar edhe ata që mësojnë historinë.

SHKARKO APP