Demalia: Macron, i prirur nga lëvizja serbo-ruse

Analisti Ilir Demalia thotë se presidenti francez Emmanuel Macron është më tepër i prirur nga lëvizja serbo-ruse.

Në një lidhe me skype për Ora News, Demalia u shpreh se  ka një përplasje brenda Evropës për interesat e saj në Ballkan.

Ilir Demalia: Shteti francez e bën për të justifikuar mospranimin e Shqipërisë për hapjen e negociatave, ky mekanizëm i ri unë nuk e kam të qartë, por mesa shikoj unë Macron është më i prirur nga lëvizja serbo-ruse dhe sigurisht mund të jetë dhe kjo ideja e krijimit të shengenit ballkanik. Pra këtu është edhe një përplasje brenda Evropës për interesat e saj në Ballkan plus që është edhe kontrolli amerikan që ka marrë në Evropën Lindore. Këtë mund ta lidhim edhe me ngjarjet kulturore sic ishte marrja e çmimit nobel nga Olga Tokarczuk që është një liberale, antinacionaliste  dhe për këtë nuk është e dëshiruar në Poloni nga pushteti, pasi ajo ka një origjinë ukrainase. E majta ja dhë çmimin nobel edhe politikisht.

Për Demalianë, qeveria shqiptare nuk duhet të rrijë të presë çfarë thonë Macron apo Merkel, por duhet të punojë për të luftuar krimin e organizuar dhe për të ndërtuar një shtet me institucione të pakontrolluara.

Ilir Demalia: Qeveria shqiptare nuk duhet të rrijë të presë çfarë do bëjë Macron apo Merkel. Këtë e tha sot edhe përfaqësuesja e SHBA në Tiranë  kur tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara, por duhet të punojë dy fish. Dmth do të thotë që nuk kemi asgjë. Duhet të ndërtojmë institucione duhet të luftojmë kundër krimit të organizuar. Një shtet që nuk ka institucione është i kontrolluar nga krimi i organizuar, i kontrolluar nga oligarkia.

SHKARKO APP