Denis Dyrnjaja: Këto janë dy instituticionet, ku politika ka bërë çka pasur qejf

Gazetari Denis Dyrnjaja në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se  Universiteti dhe Banka e Shqipërisë janë dy institucionet publike ku politika ka bërë ç’i ka dashur kokrra e qejfit.

Po në këtë postim, ai ka shkruar se shkollat e larta janë përdorur për të mbushur kuotat me militantët e ardhshëm të partive.

Ndërsa për Bankën e Shqipërisë, gazetari ka shkuar se është këneta më paqësore e nepotizmit politik ku qokat bëjnë bashkë edhe familjarë të mazhorancës dhe të opozitës.

Postimi i plotë:

Universiteti dhe Banka e Shqipërisë janë dy institucionet publike ku politika ka bërë ç’i ka dashur kokrra e qejfit. Shkollat e larta janë përdorur për të mbushur kuotat me militantët e ardhshëm të partive që kanë qenë në pushtet pa përjashtim, ndërsa Banka e Shqipërisë është këneta më paqësore e nepotizmit politik ku qokat bëjnë bashkë edhe familjarë të mazhorancës dhe të opozitës!”

SHKARKO APP