Dënohen me 7 vite burg 2 gazetarë të Reuters, zbulohet arsyeja

Dy gazetarë të Reuters janë me 7 vite burg për shkeljen e një akti të sekreteve shtetërore gjatë hetimit të dhunës kundër Rohingyas.

Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo u arrestuan ndërkohë që mbanin dokumente zyrtare të cilat sapo u ishin dhënë nga oficerët e policisë.

Ata kanë kërkuar pafajësinë duke thënë se gjërat janë planifikuar nga policia.

Ky rast është një provë e cënimit të lirisë së shtypit në  Mianmar.

“Nuk kam frikë,”-tha Wa Lone, një nga dy gazetarët, pas vendimit. “Unë nuk kam bërë asgjë të gabuar, besoj në drejtësi, demokraci dhe liri”.

Dy gazetarët ndodhen në burg që nga arrestimi i tyre në dhjetor 2017.

“Sot është një ditë e trishtuar për Mianmarin, gazetarët Reuters Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, dhe lirinë e shtypit kudo,”-tha kryeredaktori Reuters, Stephen Adler.

SHKARKO APP