Denoncimi i padëgjuar/ Banorët ankohen në polici për zogjtë

Policia në një komunitet të vogël të Minesotës veriore ka marrë disa telefonata  të çuditshme për zogjtë që duken si të dehur.

Qytetarët në Gilbert kanë raportuar se zogjtë fluturojnë të hutuar në dritare dhe në makina.

Në një mesazh në Facebook, departamenti i policisë thotë se ka një shpjegim të thjeshtë për rastin: Zogjtë hanë fruta të fermentuar më shpejt këtë vit për shkak të një acari në zonë.

Në përgjithësi, mëlçitë e shpendëve më të vegjël nuk mund të trajtojnë toksinat në mënyrë efikase se sa zogjtë më të rritur.

Policia thotë se situata mund të tejkalohet pa pasur nevojë për të lajmëruar stacionet policore.

SHKARKO APP