Depresioni, 1 në 4 shqiptarë të prekur
Nëse mendoni se vetëm të rriturit kanë stres, gaboheni! Fëmijët janë më të ndjeshëm dhe pasojat në shëndetin e tyre mendor janë më të rënda. Në Shqipëri, 15% e fëmijëve vuajnë nga depresioni dhe çrregullimet mendore. Nuk është e vështirë të dallohen shenjat por prindërit, apelojnë mjekët, nuk duhet t’i fshehin rastet për shkak të turpit. Stresi, gjendja e vështirë ekonomike dhe trashëgimia janë faktorët kryesorë që shkaktojnë çrregullime mendore. Në popullsinë e rritur, 1 në 4 persona është i rrezikuar për t’u prekur gjatë jetës nga depresioni. Në 2020, sëmundjet e shëndetit mendor do të zënë vendin e parë në botë për numrin e lartë të të prekurve.