Deputeti: Basha i ka flokët si “Superman-i”, mendoj se i lyen (VIDEO)

Deputeti i PS-së, Ervin Bushati nuk e fsheh pëlqimin për modelin e flokëve të kreut të PD, Lulzim Basha. I ftuar në emisionin ”Kafein”, Bushati xhelozon jo vetëm modelin e flokëve, që ai e krahason me heroin e filmave vizatimor, Superman por edhe ngjyrën e errët. Madje, ai shkon edhe më tej dhe hamendëson se Basha lyen flokët. ”Më pëlqen modeli i flokëve të Bashës, i ka si ‘Superman-i’, është nja dy vjet më i madh dhe i ka të nxira, kam përshtypjen se i lyen, kurse unë jam më i vogël dhe jam i thinjur. Të lutem pyete nëse të vjen këtu ndonjëherë se e kam kompleks. I man si superman-i dhe nuk i prishen asnjëherë”, u shpreh Bushati.

SHKARKO APP