Deputeti beqar i PS: Sot nuk festoj, ka të mirat e veta…më besoni

Një beqar që nuk feston sot festën e Shën Valentinit, është edhe brenda Parlamentit. Madje ai pranon se nuk është as në një raport dashurie, për shkak të angazhimit që ka. Deputeti i PS-së në qarkun e Durrësit, Jurgis Çyrbja thotë se është ende duke kërkuar shpirtin binjak.

“Sot nuk festoj. Nuk jam në një raport dashurie. Nuk është edhe aq çështje zgjedhjeje në fakt. Që kur jam bërë deputet, nuk kam pasur shumë fat në këtë drejtim. Komisioni i Ligjeve ku unë bëj pjesë është shumë impenjativ, ndaj s’kam shumë kohë për veten”,-u shpreh ai.

Shumë i ri në moshë, vetëm 32-vjeç Çyrbja thotë se edhe të qënit single ka të mirat e veta. ”Shpresoj që ju të BW të mos më vendosni afate se kur duhet ta përmbush detyrimin (qesh). Statusin tim mos e shihni si fatkeqësi. Në ditë si kjo e sotmja nuk duhet të shtrydh trurin për të blerë dhuratën e denjë. Ka të mirat e veta…më besoni”,-thotë më tej duke qeshur deputeti për ”News 24”.

SHKARKO APP