Deputeti shqiptar merr çmimin e veçantë

Politika nuk ka vetëm sherr por dhe deputetë që janë pranë probleme të komunitetit. Njëri prej tyre është deputeti i PD-së, Agron Shehaj, i cili është vlerësuar nga Organizata Ndërkombëtare e Sindromës Down me çmim në ”Ditën Botërore të Çmimit të Sindromës Down”. Shehaj është një nga personat që ka kontribuar vazhdimisht tek ”Down Syndrome Albania”.

Në postimin në faqen zyrtare në Facebook të DSi shkruhet: ”Urime Agron Shehajt për çmimin e ‘Down Syndrome International’ në Ditën Botërore të Çmimeve të Sindromës Down’. Agroni është deputet i Parlamentit të Shqipërisë dhe prej kohësh mbështetës i Sindromës Down në Shqipëri”.

Shehaj është një nga politikanët që është shumë i përfshirë në veprimtari të tilla, ku kujtojmë dhe rastin e 6 vajzave jetime, për të cilat ka dhuruar rrogën e tij si deputet për aq kohë sa do të jetë në këtë pozicion.

SHKARKO APP