Deputetja i kërkon ndjesë në emisionin koleges së LSI

Deputetja e LSI, Silva Caka i ka kërkuar ndjesë publike koleges së saj Floida Kërpaçi, ndërsa po fliste për rolin e saj në protestën e dy ditëve më parë në fshatin Mengël të Elbasanit.

I pyetur nga moderatori i emisioni ‘Kafein” Flavio Qarri për qëndrimin e LSI në këtë konflikt mes banorëve dhe policisë, pas mbylljes së shkollës 9-vjeçare në këtë zonë, Caka tha se kjo forcë politike u përfaqësua nga “Zonja Kërpaçi”.

Në këtë moment, ka ndërhyrë moderatori duke i kujtuar deputetes së LSI se Floida mban ende statusin ‘zonjushë’. “Mos na mërzitet Floida”, u shpreh Flavio.

“Ndjesë Floit”, u përgjigj menjëherë Caka, ndërsa vijoi me akuzat ndaj policisë sa i takon qëndrimit të tyre në këtë protestë të banorëve të Menglës.

SHKARKO APP