Dërgimi i mjekëve në Itali, Rama: Ishte ideja ime. Nano: Pse përdor referenca biblike në kohë fatkeqësish?

Këtë të martë, në një lidhje direkte me “Skype” në emisionin “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano është kryeministri i vendit, Edi Rama.

Gjatë pjesës së parë të emisionit është folur për krizën e shkaktuar në vend nga koronavirusi dhe për reagimin që kanë pasur qeveria dhe shqiptarët ndaj kësaj situate të re.

Në pjesën e dytë, mes Ramës dhe Nanos u diskutua rreth referencave biblike që ka përdorur shpesh kryeministri gjatë periudhës së tërmetit edhe tanimë edhe në krizën e krijuar nga koronavirusi Rama u shpreh se ndarja e tyre me publikun ka qenë një nevojë por edhe kënaqësi.

Nano: Një nga gjërat që më ka bërë pështypje zoti Rama është fakti që ju keni përdorur herë pas here ca referenca biblike, kuranike, keni përdorur referenca nga librat e shenjtë. Keni synuar që nëpërmjet këtyre referencave ta përcillni lajmin tek publiku në mënyrë sa më të plotë apo janë gjëra që ju i besoni edhe vetë?

Rama: Pa diskutim që janë gjëra që unë i çmoj shumë vetë dhe burojnë nga leximet e mia. Dhe, ndarja e tyre me publikun është një nevojë dhe një kënaqësi. Nevojë sepse ato thënie i pështaten, sipas meje këtij momenti.. sidomos në këtë fazë. Këtë gjë kam filluar ta bëj gjatë tërmetit. Por, realisht isha më i fokusuar ku i kushtoja më shumë vëmendje librave të shenjtë. Dhe, e bëj edhe tani.

Nano: Po ju jeni besimtar? Çfarë marrëdhënie keni me besimin?

Rama: Është diçka që e kam shmangur në publik pasi besoj se është shumë personale dhe nuk dëshirë që të flas për këtë pjesë.

Nano: Ju besoni se Bibla dhe Kurani janë libra të diktuar nga Zoti në rastin më të keq ose të shkruara nga ai në rastin më të mirë?

Rama: Jo janë libra të shkruar nga njerëzit, por reflektojnë në faqet e tyre, themelet mbajtëse të qytetërimeve dhe të qytetërimit ku ne jetojmë sot. Dhe janë libra që kurrë nuk mund t’i lexosh dot deri në fund  sepse gjithmonë gjen një shtresë tjetër në atë që lexon. Kështu që patjetër që në to ka pluhur yjesh.

Dërgimi i mjekëve në Itali

Në bisedën e bërë gjatë lidhjes direkte është folur edhe për 30 mjekët e dërguar nga Shqipëria në Itali.

Kryeministri u shpreh se kishte dëgjuar nga një mik për ca struktura të reja spitalore që do hapeshin dhe se duheshin mjekë.

Gjatë bisedës, kryeministri shpjegoi që fillimisht, bashkë me ministren e Shëndetësisë e testuan situatën, për reagime të mundshme, dhe pasi pa që reagimet ishin pozitive dhe pasi foli në telefon me Italinë dhe mori konfirmimin se edhe vetëm një mjek i vetëm do të ishte ndihmë, vendosën që t’i dërgonin mjekët.

Nano: E prisnit bujën para se të bënit gjestin?

Rama: Kaq të madhe, jo!

Nano: Ishte një gjest i bërë nga ju?

Rama: Po, po u bë instiktivisht duke dëgjuar nga një mik lidhur me ca struktura të reja spitalore që do hapeshin por nuk kishin mjekë, infermierë, veç parave dhe instrumentave. Dhe, që mund të ishte mirë që të mendohej kjo gjë. Si fillim mu duk pak intimiduse si ide se thashë se mos thonë ja… Në fund të fundit në gjithë atë det të madh, një pikë ujë çfarë do ndryshojë. Pastaj fola me Ogertën dhe ajo më shpjegoi se i kemi mundësitë… Dhe pastaj i thashë ‘bej një test me kujdes që të mos hapet fjala se mendoja se mund të kishte reagim negativ..Ato historitë shqiptare që ndodnjë herë bëhen shkak për të paragjykuar. Pastaj Ogerta më tha pata një xhiro telefonatash dhe pashë që pëgjithësish reagimi ishte pozitiv…

Kryeministri Rama u shpreh gjithashtu se e priste që dërgimi të bënte efekt, por jo këtë bujë që bëri.

Më tej kreu i shtetit tha se nuk ka pasur ndonjëherë kaq shumë mesazhe, as për vitin e ri dhe as për fitore zgjedhjesh, sa ka pasur në italisht që pas dërgimit të mjekëve.

Për të treguar efektin e madh, për mirë, që ka pasur dërgimi i mjekëve në Itali, Rama tregon mesazhin që i kishte dërguar një mikja e tij nga Spanja.

Ai tregon:

“Një shoqe nga koha e Univeristetit që ka vajzën në spanjë. Ishte e mrekulluar nga vajza e cila e kishte marrë ne celular dhe i kishte thënë  mami shkova sot në kalse dhe ata u çuan të gjithë në këmbë dhe duartokisnin për veprimin që bënë shqiptarët.”

Nano: Po Salvini?

Rama: Nuk jemi takuar asnjë herë. Por jemi njohur dhe komunikojmë herë-herë me mesazhe.

Nano: Çfarë mendoni për Salvinin?

Rama: Ai së pari është një person goxha empatik. Këtë e thonë edhe të tjerë që e njohin. Unë nuk e njoh nga afër por ma kanë konfirmuar të tjerë që e njohin. Edhe është shumë xhentil. Nga ana tjetër mendoj që ai është forcë e natyrës dhe kush e merr në mënyrë lineare gabon. E vërteta është se për sa kohë Evropa nuk do të provojë të kundërtën, do të jetë shumë e vështirë që ai të sfidohet në atë aspekt.

SHKARKO APP