Deri më tani qeveria ka 20 miliardë lekë për rindërtimin

Blendi Çuçi

Drejtuesi Qendror i Operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, Bledi Çuçi, njëkohësisht ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informoi sot se deri më tani qeveria ka 20 miliardë lekë për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. 13 miliardë nga buxheti i shtetit dhe 7 nga donatorët. “Në lidhje me shkollat, kemi vlerësim paraprak të dëmit rreth 3 miliardë lekë. Nxënësit që frekuentonin shkollat që janë dëmtuar rëndë, janë sistemuar në shkolla të tjera dhe mësimi ka rifilluar rregullisht. Nuk kemi faturë përfundimtare të dëmeve. Programi i rimëkëmbjes kërkon burime të mëdha financiare. Deri më sot janë në dispozicion 20 miliardë lekë”, tha Çuçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?