Dermatologët: Shtatori është koha për trajtimin e njollave në lëkurë

Përdorimi i kontraceptivëve, antibiotikëve, ndryshimet hormonale apo edhe faktori genetik shkaktojnë njollat në lëkurë tek femrat. Mjekja dermatologe Monika Fida, thotë se stina e verës i bën edhe më evidente këto njolla që shpesh here shfaqen në fytyrë. Sipas specialistëve, janë edhe më të vështira për tu trajtuar.

“Trajtimi i njollave në lëkurë është sfidë si për mjekun edhe për pacientin. Njollat në lëkurë shpeherë janë shumë të vëhstira për tu trajtuar, kërkon ndjekje gjatë gjirthë vitit”,-thotë mjekja.

Përdorimi i medikamenteve është i rëndësishëm gjatë gjithë vitit. Sipas mjekes, femrat duhet t’i kushtojnë shumë rëndësi përdorimit të kremrave mbrojtës ndaj rrezeve të diellit.

“Personat që janë një predispozitë për të formuar njollën duhet që të mbrohen në mënyrë të vazhdueshme. Duhet të riaplikojnë kremrat solarë, ka produkte të caktuara”.

SHKARKO APP