Dëshmia rrënqethëse e zjarrfikësit: I gjetëm të përqafuar nënën me tre fëmijët poshtë gërmadhave
52 vjecari italian Nicola Cianneli, drejtuesi i ekpit italian USAR i skuadrës së zjarrëfikësve të rajonit të Toskanës rrëfen për mediat italiane historinë e trishtë të gjetjes pa jetë nën gërmadha të nënës me 3 fëmijët e mitur.
“Shpresonim ti gjenim të gjallë, Unë shpresoj gjithmonë në cdo situatë, thotë ai, nuk mendojmë kurrë se nuk mund të jetë kështu. Por nuk ndodhi kështu kësaj here. I gjetëm aty ku imagjinomin se ishin. Të gjithë bashkë të përqafuar. Në të nëjtin ambient, në të njëjtin vend ku deri në momentin e lëkundjes sizimike ishte një krevat për të gjithë, Ishte nëna me 3 fëmijët e mitur.
Zjarrëfikësi italian preket e mban lotët ndërsa rrëfen për mediat italiane ato caste të dhimbshme, “Qe një moment i vështirë për të gjithë ne, thotë ai, jemi të gjithë prindër e kur ndodhesh përballë fëmijëve duhet një forcë e madhe shpirtërore për të vazhduar punën. Shpresonim të ishin të gjallë si nëna ashtu dhe r fëmiëjt e mitur, dy binjakë 2 vjecarë e vajza 7 vjec,, por i dorëzohesh realitetit. Fakti se i gjetëm qe ngushëllimi i vetëm, të paktën mundëm t’i dorëzonim trupat e tyre familjarëve. Puna jonë është e tillë, jo gjithmonë ka lajme të mira. Ajo nënë me 3 fëmijë ishin aty e ne kishin detyrë t’i kërkonim. Nuk ja dolëm sic ne dëshironim. Tërmeti kishte shuar ato jetë”, thotë ai.
Faza e parë e punës mori fund dhe skuadra italiane po përgatit të rikthehet në Itlai, Tani nis një tjetër punë e vshtirë e vënies në siguri të zonave të dëmtuara detyrë kjo e atuoriteteve shqiptare me mbështetjen ndërkombëtare