Dështimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor

Nga Marjana Doda –
Zgjerimi i BE-së ka sjelle shumë debate dhe pikepyetje, duke marrë parasysh referendumin e Brexit, që rrezikon të kthehet në fenomen dhe për vende të tjera që aderojnë në bashkimin europian, por dhe për vetë problematiken që mbart Ballkani Perendimor. Ky plan pranimi për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, një rajon që gjeneron konflikte dhe që vazhdon të ketë mosmarrëveshje territoresh ka vënë në tension dhe në garë të gjitha palet. Strategjia e BE-së, e publikuar në Shkurt, caktonte vitin 2025 si kufi për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi, dy vendet që kanë përparuar më shumë me proçesin, si dhe për Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Por 7 –vitet e ardhshme duken të veshtira që më shume se për tu bashkuar në BE rrezikojnë të shkojne drejt një ndarje dhe një lufte tjeter ballkanike .
Mosmarrëveshjet gjeografike mbeten çështje të pazgjidhura, një trashëgimi nga luftërat e të shkuarës. “Ballkani ka shumë mosmarrëveshje territoriale, dhe ato duhen zgjidhur para se të ndërmerret ndonjë hap konkret”, do theksonte Jean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit Europian, gjatë takimit të përvitshëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Përpos këtij konstatimi për këto mosmarrëveshje që të gjithë e dinë që ekzistojnë , nuk është bërë ende asnjë hap konkret për zgjidhjen e tyre duke treguar kështu një dështim të Bashkimit Europian në Ballkanin Perendimor . Konkretisht mosfunksionimin e direktivave Europiane e shohim së pari në Maqedoni. Ndërkohë që gjatë qeverisjes së Gruevskit , BE dështoi në angazhimin për integrimin e Maqedonisë në famijen Europiane dhe NATO , së fundmi BE arriti ta strehoje në gjirin e saj. Në fakt edhe integrimi i vetë Gruevskit në zemer të Europes duhet njohur si “ sukses” kësaj të fundit.
Ndërsa pritej që Gruevski të shkonte në burg , ish- kryeministri i Maqedonisë u bë gjalle nga Budapesti… “Unë jam në Budapest dhe kërkova azil politik në Hungari”, shkroi Gruevski në profilin e tij në Facebook. Ai shtoi gjithashtu se kishte marrë kërcënime me vdekje në ditët e fundit duke justifikuar arratisjen e tij.Largimi aventuresk i Gruevskit nga Shqipëria ( besoj i kemi kthyer “borxhin” me strehimin e Nanos në 1998 në Maqedoni) solli reagime nga opozita shqiptare , por jo vetem . Ikja e Gruevskit la gjurmë në 6 shtete . Për këtë Bashkimi Evropianë ka thënë se nuk dëshiron që të përzihet në arratisjen e ish -kryeministrit maqedonas Nikola Gruevskit dhe në kërkesën e tij për azil në Hungari. Komisioneria e Bashkimit Evropian Maja Kocijancic ka thënë se nëse Hungaria dhe anëtarët e BE-së aprovojnë kërkesën për azil të Gruevskit, atëherë ata do ta respektojnë. Sipas komisioneres kjo çështje nuk duhet politizuar, transmeton Indeksonline. Ndërsa departamenti i SHBA-ve beson se ish kryeministri duhet ta vuaj dënimin e tij në Maqedoni.“Ne mendojmë që i gjithë proçesi duhet të kryhet në Maqedoni.”, tha Departamenti i SHBA-ve në deklaratën e saj.
Sot Maqedonia pret të finalizoje marrëveshjen e Prespes , me shpresen se pas kësaj , do të siguroje një vend në BE dhe NATO . Megjithate me shume gjasa vendi do të shkoje në zgjedhje të parakohshme për shkak të situatës që është krijuar pas ikjes së Gruevskit nga vendi .

Sikundër Maqedonia e cila deri diku ka arritur nje marrëveshje me pelqimin ose jo të të gjitha palëve , Kosova duket se është në vendnumëro, për të mos thënë që po bën hapa pas.
Vetem pak ditë më parë Kosova humbi një tjetër mundësi për tu antarësuar në një nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare. Në seancën e votimeve në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit , me datë 20 Dhjetor 2018, Kosova dështoi për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të kësaj agjensie të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara. Pas dështimit në raundin e parë dhe përpjekjes për raundin e dytë, Kosova nuk arriti të merrte 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e njërës prej Agjencive më të rëndësishme të sigurisë në botë, në kuadrin e Kombeve të Bashkuara.Qeveria e Kosovës ka shprehur zhgënjimin për mosanëtarësimin e shtetit në INTERPOL, ku thekson se fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe një herë qëndrimin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve midis dy palëve. Kjo është hera e tretë që Kosova aplikon për anëtarësim në INTERPOL, pasi ka aplikuar konkretisht në vitet 2010, 2015 dhe 2017.
Dështimet e Kosovës në UNESCO disa vite më parë dhe në INTERPOL disa ditë më parë përbëjnë këmbana alarmi për Shtetin e Kosovës por dhe për ndërkombëtaret . Si në rastin e UNESCO-S po ashtu dhe në INTERPOL është shqetesuese fakti se 15 shtete që e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur nuk e votuan anëtarësimin e saj, duke rrezikuar keshtu njohjene e saj ndërkombetare si shtet . Në këtë situate , nuk pashë reagimin e Thaçit i cili flet për marrëveshje më të mëdha …ndërkohë nuk arriti të binde Vuçiç që së paku të mos pengoje Kosoven të anëtarësohet në Interpol. Në fakt që nga deklarata e Gushtit nga Presidenti Thaçi për korrigjim të kufijve…Kosova duket sikur e ka humbur busullen e saj të orientimit dhe si pasoje janë dhe dështimet e njëpasnjeshme që po kalon Kosova në arenen ndërkombëtare.

Kadri Veseli shkruan se :“Sot nuk ishte ditë e mirë për Kosovën. Por, më i fuqishëm se fakti i mos anëtarësimit në Interpol është fakti se as Serbia me politikën e saj të pengimit ndërkombëtar të Kosovës, as krimi i organizuar, e as terrorizmi, nuk do të mund ta ndalin fuqizimin e shtetit të Kosovë dhe integrimin ndërkombëtar të tij”, ka shkruar Veseli. Ai ka kërkuar nga partitë opozitare pas këtij dështimi të Kosovës, që t’i thërrasin arsyes që për t’iu bashkuar institucioneve të vendit. Politika dhe diplomacia Serbe, po bllokojnë zgjerimin e njohjeve të mëtejshme, duke punuar fort për tërheqjen e njohjeve për Republikën e Kosovës nga shtete të caktuara. Në një kohë që Serbia po lobon fuqishëm kundër Kosovës dhe nga ana tjeter flitet për dialog ndërmjet dy vendeve tregon sa jo serioz është ky dialog i cili duhet të ndërpritet menjehere deri në momentin që vertet Serbia pranon të dialogoje pa futur “shkopinj ndër rrota Kosoves”.
E megjithate , vendimi më i drejte që ka marre qeveria e Kosovës është taksimi me 100% ndaj mallrave të importuara nga Serbia e Bosnja.Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të rritur taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja për 100 për qind është shkelje e pastër e CEFTA-s dhe frymës së Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Ajo përkeqëson situatën pas vendimit të parë prej 10 për qind javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të anulojë këto vendime”, ka thënë Mogherini. Kur Serbia lobon kundër Kosovës, atëhere për cilin dialog po flasim…a ka kuptim dialogu në këto kushte? Përse Mogherini nuk i vendos ultimatume Serbise por vetem Kosovës…vallë kush është viktima në këtë mes…kush po sulmon kë?
Pas kësaj në veri të Kosovës, policia ndërmori një aksion në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç, ku u konfirmua se janë arrestuar tre persona të lidhur me vrasjen e politikanit serb Ivanoviç dhe një person që ka penguar kryerjen e detyrës zyrtare. Gjithashtu, Policia ka bërë të ditur se është shpallur në kërkim një person i pestë me emrin Milan Radojiçic. Ky aksion mobilizoi qeverinë serbe duke tentuar ta ktheje në një gjendje kaosi me sirenat e saj të luftës , që më shume sa sa për serbet ishin alarm i kuq për BE-në , si për të treguar që , shqiptarët po na sulmojnë . Por vallë a nuk duhet të ishin serbet të parët të interesuar për gjetjen e autoreve të vrasjes së Oliver Ivanoviç iliderit të Partisë “Liri, Demokraci, Drejtësi”(!) Pakënaqësitë ndaj BE-së janë shtuar dhe nga lideret e shteteve në rajon. Për herë të parë Kreministri i Kosovës dhe Shqipërisë kanë qene bashkë ndaj qëndrimit kundër Serbise dhe BE-së duke theksuar fort dështimin e kësaj të fundit në këtë rajon . Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në qytetin e Pejës, k.min Rama do lëshonte deklarata të forta dhe kontradiktore .
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen mes dy qeverive në Pejë, së pari Rama i bëri ftesë Haradinajt që të nisë puna nga dy Ministritë e Jashtme për hartimin e një strategjie të përbashkët për bashkimin e shqiptarëve deri në vitin 2025. Duke theksuar se Shqipëria nuk mund të presë pafundësisht BE-në në lidhje me pranimin në këtë organizëm, sikurse Kosova është e lodhur nga pritja për liberalizimin e vizave. Pamvarsisht sa e vertete është kjo , në fakt të tilla deklarata nacionaliste vetem sa cojne ujë në mullirin serb të cilët kanë trumbetuar me të madhe faktin se Kosova nuk do dialog me Serbine pasi do të bashkohet me Shqipërinë e si pasoje shqiptarët janë kërcënim në rajon etj. Kur e verteta është e kundërta.
Me pas Rama do kërkonte një mbështetje për teorine e Thaçit për korrigjim të kufijve duke kundërshtuar veten brenda pak minutash nga bashkim në ndarje të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Serbinë është strategjike dhe afatgjatë. Por nëse Serbia e shikon këtë si shprehje të një nevoje të njëanshme gabon. Kjo është një nevojë e dyanshme dhe për këtë nevojë të dyanshme Serbia duhet të ulet në tavolinë me një fytyrë dhe jo me tre fytyra, një për Kosovën, një për Shqipërinë dhe një tjetër për komunitetin ndërkombëtar. Të zgjedhë cilën fytyrë do të përdorë në marrëdhëniet me shqiptarët. Ne jemi të gatshëm ti rrimë përballë me të njëjtën fytyrë që do të zgjedhë Serbia.
Në fakt kjo ishte ajo çfarë dëshironin të dëgjonte pala kosovare por dhe një qëndrim i drejte që duhet të mbante si kryeminister i Shqiperisë . Por leximi mes rrjeshtave zhgenjeu jo pak njerëz. Së pari mikpritësit e mysafireve të shqipërisë, të cilet e panë këtë si mbështetje të ndarjes së Kosovës. Rama quajti gomar këdo që akuzon Thaçin për tradhëti pikërisht përkrah “gomarit” të parë të Kosovës ish-komandant i UCK-së dhe që më teper i ka dhënë Kosovës dy dëshmore nga familja e tij( k.min Ramush Haradinaj)
Ndërsa opozita shqiptare i ka lexuar këto deklarata si sulm ndaj partnerëve ndërkombëtare për të larguar nga vetja “akuzat” si negociator për ndarjen e Kosovës ..duke marre parasysh dhe mbrojtjen publike që bëri ndaj Thaçit gjatë intervistes me gazetaret .Ku akuzat më të rënda pas kësaj deklarate ishin të ish- presidentit Bujar Nishani duke thënë se: kryeministri i Shqipërisë vijon platformën e tij pro serbe e antirajonale që ka inicuar që nga dita e parë e hyrjes së tij në zyrën e Kreut të Qeverisë.
Shqipëria nga ana tjetër është një tjeter shtet në Ballkanin Perëndimor që shikon me sytë nga Europa por që serish jemi larg saj. Kujtojmë se dështimi i hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në ishte si pasoje e kanabizimit të vendit . E megjithatë përpos kësaj të vertete, BE kishte përfaqësuesit e saj diplomatik të cilët nuk e trumbetuan këtë problem pamvarsisht se Opozita shqiptare ka akuzuar drejtperdrejt zonjen Vllahutin për heshtjen e saj përballe kanabizimit të vendit dhe trafikut të madh të droges . Po ashtu dhe reforma në drejtesi e cila ishte nën kujdestarine e ndërkombetareve duket se po dështon dita dites…atëhere kush e ka fajin?
Kurrë më parë nuk ka patur skepticizem më të madh ndaj integrimit në familjen Europiane se sa sot. Veçanërisht për shqiptaret ka qenë ëndërra më e madhe të jene pjesë e kësaj familjeje . Sa më shumë po i afrohemi europes…aq më shumë po na largohet ajo, ndaj dhe qindra të rinjë e të reja në këtë rajon po lënë vendet e tyre për të jetuar si emigrante në disa prej vendeve europiane , duke e brakstisur vendin amë pa perspektive .
Në gjithë këto vite tranzicioni kemi qenë nën “diktatin” e ndërkombëtarëve …kemi punuar sipas direktivave të tyre…por serish jemi në vendnumero. Padiskutim nuk është vetem faji i nxenesit për mangësite e tij por dhe dështim i mesuesit ( ndërkombëtaret) për mënyren e mësimdhenies së tyre .”Disa i mban me hater e disa të tjere i ngel në klase” . Eshtë folur shumë që Ballkani Perendimorë është prioritet i BE-së por sot duhet vënë në agjende imediate pasi jo vetem që Ballkani Perendimor nuk po plotëson kushtet për tu integruar në BE por po krijohen boshllëqe shumë të mëdha që do sjellin konflikt dhe përplasje ndërmjet tyre. Tezat për ndarje–bashkim janë këmbanë alarmi për Europen . Ndërhyni para se të jetë vonë .

SHKARKO APP