Dështojnë hackerat, “Despacito” vazhdon të jetë në Youtube

Hakerat arritën të fshijnë këngën më të klikuar në Youtube, ‘Despacito’, por nuk ia kanë dalë ta mbajnë mbyllur për një kohë të gjatë.

Kanë kaluar vetëm pak orë dhe kënga është përsëri në të gjitha platformat online, në kanalin zyrtar të Luis Fonsi.

Nuk dihet ende kush është hakeri kibernetik që shkaktoi këtë gjë, duke përfshirë dhe këngë të emrave të njohur të muzikës.

Sulmi erdhi vetëm 5 ditë pasi u njoftua se kënga e Luis Fonsit dhe Daddy Yankee kishte arritur të thyente rekord me 5 miliardë klikime.

Kënga spanjolle “Despacito” është publikuar në janar të vitit 2017 dhe ka thyer shumë rekorde jo vetëm në YouTube por edhe në transmetime. Ajo ka qëndruar në krye të listës së këngës më të dëgjuar në SHBA, për 16 javë rresht. Ajo gjithashtu u bë kënga më e transmetuar në botë.

Artistët e tjerë të prekur nga hakerat janë Shakira, Selena Gomez, Taylor Swift dhe Drake.

SHKARKO APP