Deti i Labradorit, Amerikë e Veriut, anomali klimaterike

Në mes të ngrohjes globale, ndërsa oqeani Arktik jeton një rritje të temperaturave dy herë më të shpejtë sesa pjesa tjetër e planetit, deti i afërt Labrador po pëson një ftohje kostante. Kjo masë uji në veri të oqeanit Atlantik i lokalizuar mes gadishullit të Labradorit dhe Groelandës po humbet nxehtësi përgjatë gjithë shek XX me pikun e ftohjes më të lartë në fund të viteve 60. Për Juliette Mignot nga laboratori i oqeanografisë dhe klimës në Paris kjo pikë e ftohtë do të zgjasë përgjatë gjithë shek XXI. Deti i Labradorit është një skenar i një dukurie shkëmbimi që ushqen në një shkallë të madhe qarkullimin termohalinë (qarkullim oqeanik i krijuar mes nxehtësisë dhe ujërave të ftohta). Ujërat sipërfaqësorë ftohen dukshëm në dimër bëhen më dense sesa të poshtmet që më pas fundosen dhe shkojnë deri në fund. Nxehtësia e ujërave të thella transferohet deri tek sipërfaqja dhe ndalon formimin e cipës, shtresës së akullit që formohet kur ngrin uji. Pasi e studiuan këtë dukuri kërkuesit zhvilluan një algoritëm të aftë të reflektojë ndryshimet e shpeshta të temperaturës në sipërfaqen e oqeanit. Sipas analizave mbi disa modele klimaterike pritet një frenim i fortë i shkëmbimit, çka do t’i japë një ftohje prej 3 gradësh në më pak se 10 vite në detin e Labradorit. Kjo do të shkaktojë një rënie të rëndësishme të temperaturave në rajonet përgjatë brigjeve të Atlantikut Verior. / bota.al

SHKARKO APP