Detin e “ndan” Haga, Kocaqi: Barrë e rëndë për Ramën, pas 7 vitesh u kthyem ku e la Berisha. Lobi grek më i fortë
Dërgimin në Hagë të çështjes detare me Greqinë, historiania Elena Kocaqi e lexon si një frikë të qeverisë socialiste dhe kryeministrit Edi Rama për të mbajtur mbi supe peshën e një çështje kaq sensitive për publikun.
E ftuar në Rtv Ora, Kocaqi thotë se një arbitër ndërkombëtar i bën mirë kësaj çështje, por fare mirë mund të ishte një palë e tretë dhe jo gjykatë.
Në Hagë, Shqipërinë ajo e sheh në disfavor, nisur edhe nga eksperienca e gjatë që shteti fqinj ka me çështjet detare.
E parë si një e tërë e gjithë panorama, Kocaqi thotë se pas 7 vitesh qeverisje nga mazhoranca kthehemi edhe njëherë aty ku e ka la qeveria Berisha këtë çështje, zgjidhje në gjykatë ndërkombëtare.
Deti në Hagë për shkak të frikës së Ramës për ta zgjidhur vetë
Klasa politike ka frikë ta zgjidhë vetë, edhe partia që është në pushtet ka frikë ta zgjidhë këtë çështje për arsye të presionit të opinionit publik në Shqipëri, por edhe faktorit ndërkombëtar që është i interesuar për një çështje të tillë dhe ka interesa të drejtëpërdrejta siç është Turqia. Duke qenë se ka një presion të tillë qeveria shqiptare nuk e mban do të këtë peshë dhe për këtë arsye kërkon ta shkarkojë nga vetja. Është mirë të ketë një arbitër ndërkombëtar që mund të ishte jo vetëm gjykatë por edhe një palë e tretë, një shtet mik i të dy palëve që në bazë të drejtës ndërkombëtare mund të negocionte dhe ta zgjidhte.
Por duke parë pretendimet e Greqisë dhe sa sensitive është çështja do të çohet në gjykatën e Hagës. Nuk ka gjykatë më të lartë se ajo e Hagës për çështje të tilla. Vendimi i saj do të jetë zbatueshëm. Athina është e lumtur sepse ka edhe një staf më të mirë juristësh dhe ekspertësh të kësaj fushe sepse ka negociuar pothuajse me të gjitha vendet. Aty është edhe frika, a ka qeveria jonë një staf të tillë aq të mirë, juristë ndërkombëtarë?
Precedenti me kanalin e Korfuzit
Ne kemi precedentë të gjykimit të çështjes së kanalit të Korfuzit ku për mua si juriste, nga ana juridike, janë bëra gafa pasi Shqipëria mori pjesë në një gjykatë kur nuk ishte ende anëtare e OKB dhe e njohu këtë gjykatë që ta gjykonte dhe vendimi për kanalin e Korfuzit ka problematika. Edhe vendimet ndërkombëtare varet sesa fort lobojnë palët që janë në konflikt, Greqia do ta ketë më të fortë lobimin.
Deri në gusht diskutohej vetëm për negociata
Për shkak të takimeve që pati me Erdoganin dhe presionit të brendshëm nuk do Rama ta mbajë një peshë të tillë. I intereson dhe Ramës ta heqë nga vetja këtë barrë, nuk e mban dot sepse e di sa e rrezikshme është kjo çështje.
Mediat greke: U shmang humnera e kushtetutshmërisë në Shqipëri
Pas prishjes së marrëveshjes në Kushtetuese qeveria Berisha ra dakord me qeverinë greke që çështja do të çohej në një gjykatë ndërkombëtare.Pas 7 vitesh mbërrijmë në të njëjtën pikë. Brenda Shqipërisë mund të korrigjohet vendimi nga një gjykatë, ndërsa jashtë Shqipërisë një vendim nga një gjykatë e tillë është shumë i fuqishëm.
Zaganjori e sheh të parakohshme zgjidhjen
Kjo procedurë do të marrë shumë kohë, ka shtete që kanë 30-40 vjet në negociata për kufijtë, është çështje e ndërlikuar. Edhe sikur të shkojë në gjykatë do të marrë vite të tëra.Të dy palët duhet të arrijnë një marrëveshje për të shkuar në gjykatë. Kjo qeveri do t’ia lërë qeverisë tjetër, është vetëm një premtim. Me këtë mandat nuk e bën.
Heqja e ligjit të luftës
Nuk dhanë asnjë sqarim. Ligj lufte absurd, dy vende në NATO nuk lejohet të kenë ligj lufte me njëra-tjetrën. Derisa Shqipëria ka hyrë në 2008 nuk ekziston, thjesht i është bërë presion përmes tij. U diskutua që marrëveshja e 1996, që ka qenë marrëveshja e fqinjësisë dhe bashkëpunimit, do të thellohet. Do të ketë marrëveshje të reja. U lajmërua se do të ketë negociata për heqjen e ligjit të luftës. Është shumë e padrejtë se nuk duhet të ekzistonte, nuk ishte Shqipëria që sulmoi Greqinë, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia. Pse nuk mban një ligj lufte me Italinë? Kjo tregon se ka prapavijë politike për pronat e çamëve dhe shqiptarëve.