Deutsche Bank: Ja 51 qytete ku mund të pushoni gjatë fundjavës në mënyrë ekonomike

Udhëtimet gjithmonë janë një mënyrë e mirë, për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe për të marrë energji të reja. Madje shkencëtarët, kanë zbuluar se udhëtimet jo vetëm që shtojnë produktivitetin por gjithashtu rrisin dhe jetëgjatësinë. Në vitin 2010, psikologët zbuluan se individët të cilët shfrytëzonin dhe fundjavat, përpos pushimeve të tyre vjetore, ishin më të lumtur.

Deutsche Bank, ka analizuar koston e një pushimi gjatë fundjavës në 51 qytete të botës, duke përcaktuar qartë cilat janë vendet më të shtrenjta dhe ato më të lirat. Analiza u bazua në çmimin e dy netëve në një hotel me pesë yje, ushqimin për drekën dhe darkën, pijet gjatë ditës, si dhe një makinë me qira për dy ditë. Kjo analizë nuk përfshin kostot e fluturimit.

Stambolli, në Turqi është emëruar si destinacioni ideal për të udhëtuar gjatë fundjavës, ku Deutsche Bank zbuloi se një fundjavë në qytet do të kushtonte 711 dollarë – kjo është më pak se gjysma e kostos së shpenzimit të një fundjave në New York City. Qyteti turk është një shkrirje mes kulturës Lindore dhe asaj Perëndimore, nga muzetë e artit deri tek xhamitë osmane. Sipas Lonely Planet, koha më e mirë për t’u vizituar është në pranverë apo vjeshtë.

10 destinacionet më të lira për një udhëtim gjatë fundjavës

Stamboll, Turqi- ku një fundjavë kushton 711 dollarë

Kuala Lumpur, Malajzi – ku një fundjavë kushton 754 dollarë

Johannesburg, Afrika e Jugut – ku një fundjavë kushton 768 dollarë

Manila, Filipine- ku një fundjavë kushton 779 dollarë

Lagos, Nigeri- ku një fundjavë  kushton 840 dollarë

Bangalore, Indi – ku një fundjavë kushton 846 dollarë

New Delhi- India- ku një fundjavë kushton 864 dollarë

Mumbai, India- ku një fundjavë  kushton 900 dollarë

Rio de Janeiro, Brazil- ku një fundjavë  kushton 900 dollarë

Lisbonë, Portugalia- ku një fundjavë  kushton 960 dollarë

Ndërsa, në anën tjetër, qyteti italian, Milano u emërua si destinacioni më i shtrenjtë. Një fundjavë në Milano do të kushtonte 2.706 dollarë sipas Deutsche Bank, duke e bërë atë 66% më të shtrenjtë se një pushim në fundjavë në New York.

10 destinacionet më të shtrenjta për të pushuar gjatë fundjavës

Itali, Milano- ku një fundjavë  kushton 2,706 dollarë

Kopenhagen, Danimarkë- ku një fundjavë  kushton 2.120 dollarë

Cyrih, Zvicër- ku një fundjavë  kushton dollarë 2,104

Madrid, Spanjë- ku një fundjavë  kushton 2,085 dollarë

Vjenë, Austri- ku një fundjavë  kushton 2,067 dollarë

London, Mbretëri e Bashkuar- ku një fundjavë  kushton 2,049 dollarë

Romë, Itali- ku një fundjavë  kushton 1926 dollarë

Kajro, Egjipt -ku një fundjavë  kushton: 1911 dollarë

Oslo, Norvegji -ku një fundjavë  kushton 1,878 dollarë

Paris, Francë- ku një fundjavë  kushton: 1.799 dollarë

SHKARKO APP