DHJAKSI alias…

Nga Luçiano Boçi

Dhjaksi gjithmonë hiqet. Bën dhe merr poza trimi, por asnjëherë nuk ja mban. Hipokrizia është armatura më e mirë e perfeksionuar për shkak të mbijetesës. Dhjaksi ka shumë etje për pushtet. Kjo për arsye të pasigurisë që ndjen në mënyrë permanente. E rrethon veten me “çuna me tuta”, “me të fortë”, me “çuna me lekë” si elementë sigurie.

Dhjaksi është njeriu më bukëshkalë.  I përdor të gjithë për shkak të frikës që nuk i ndahet. I fut në sherr, i përplas dhe më pas bën “zgjidhësin e problemit”.

Dhjaksi nuk mban fjalë. Shet miqtë shokët, sepse dikush i momentit i duket më i fortë se i mëparshmi. Përdor çdo gjë që mundet për veten e tij. Mikun, komshiun, shtetin, gjykatën e çfarë të ketë në dorë. Dhjaksi është propagandues “i shkëlqyer”. Kapërcen nga dega në degë, mashtron, bën sikur, teatron e nuk skuqet e as zverdhet.

Dhjaksi nuk ka turp.  Sepse ka vetëm frikë. Shaje nuk i bën përshtypje. Foli seriozisht ai qesh. Vetëm kur ndjen kërcënimin humb cdo arsye.

Dhjaksi është gjithmonë arrogant. Tmerri që e pushton e shtyn gjithnje e më shumë drejt harbutërisë të pushtetit që i jepet. Dhjaksi i ka të domosdoshëm aksesorët. Është i paplotësuar prandaj. I duhet një vizë “të ndjehet guximtar”. I duhet kostum me atlete të ndjehet i veçantë, për të bërë përshtypje, për t’u dukur.

Dhjaksi nuk as atdhe, as familje, as të ardhme. Ka vetëm veten e tij dhe është i lidhur përjetësisht me frikën e tij. Dhjaksi është njeriu më i pavlerë. Largimi i Dhjaksit nga pushteti i tij i frikës, është detyrë qytetare.

*Deputet i PD-së. Shkrim i publikuar në profilin e facebook-ut të deputetit

SHKARKO APP