Dhjetori i “Traviatës”, pas 60 vitesh rikthehet në skenë Violeta dhe Alfredo

E famshmja “La Traviata” e Giuseppe Verdit do të shfaqet premierë më datë 17 dhjetor për të vijuar dhe më 18-19 dhe 20 dhjetor në skenën e Teatrit Kombetar të Operas dhe Baletit. Drejtoresha e Teatrit Kombetar të Operas dhe Baletit thekson se këtë herë,60 vjet pas vënies së pare nw skenw, “La Traviata” vjen si një produksion unik, që mban vulë ndërkombëtare

Një kthim në kohë, në historinë e gjithë vënieve të “La Traviatës” në skenën shqiptare, të çon 60 vjet më parë, atëherë kur “Violetë” ishte e madhja Marie Kraja, ndërsa Alfredo ishte Maliq Herri. Pas kësaj shfaqjeje të parë, do të shënoheshin dhe shumë rivënie, kur kurtizanet e bukura nëpër vite do të ishin Nina Mula, Edit Mihali, Inva Mula, Mariana Leka, Ermonela Jaho, Eva Golemi, ndërsa “Alfredo” do të ishin Gaqo Çako, Hysen Koçia, Armaldo Kllogjeri, Saimir Pirgu, etj..

Tashmë ka ardhur koha për një tjetër “La Traviatë”, si një superproduksion, unik e internacional, nën drejtimin e mjeshtrit spanjoll, Ricardo Casero.

Sipas një kocepti të ri regjisorial të austriakes Magdalena Fuchsberger, skongrafie moderne (në videoprojektor) nga gjermani Aron Kitzig, baleti nga Gerdi Vaso dhe Enada Hoxha dhe kostumografie nga Ardi Asllani, “La Traviata” do të sjellë në skenë, të njëjtën histori shekullore, (por që këtë herë zhvendoset në vitet 1920), atë të kurtizanes që dashurohet me Alfredon, djaloshin me prejardhje nga një familje e pasur. Dashuria e tyre kundërshtohet nga babai i tij, i cili nuk pranon skandalin që kjo lidhje krijon. Kur ai pendohet, do të jetë shumë vonë.

Personazhet kryesorë, Violeta dhe Alfredo do të interpretohen nga Eva Golemi dhe sopranoja franceze Perrine Madoeuf, nga Armaldo Kllogjeri dhe italiani Giuseppe Tommaso. Ndërsa në rolin e Giorgio Germontit do të jenë Ylber Gjini dhe Gocha Abuladze.

Në konferencën për shtyp, ku ishin të pranishëm të gjithë artistët, Drejtoresha e TKOB-së theksoi se, “Opera “La Traviata” vjen në këtë mbyllje të sezonit operistik, në kujtim të shfaqjes së parë të Traviatës që teatri i parë i Operas së Shqipërisë e vuri në skenë 60 vite më parë. Sot, ne po kthehemi me një produksion të ri, që këtë herë mban një vulë ndërkombëtare. Uroj që në datat 17, 18, 19 dhe 20, publiku të shijojë dhe gëzojë bashkë me ne dhe të ketë një Brindisi në këtë 60 vjetor të TOB, por edhe të vënies për herë të parë në skenë operan “La Traviata”. Rikthimi bëhet në shenjë vlerësimi për artistët që themeluan këtë teatër!

Më tej regjisorja Magdalena u shpreh se, “Jam shumë e lumtur që kam mundësinë të drejtoj këtë histori të pakohë! Emocionet, pasioni i mrekullueshëm i kësaj historie, imagjinata, iluzionet, por sidomos vetmia e bëjnë këtë vepër të pakohë. Ende sot, të gjithë ne ëndërrojmë e kemi iluzionet tona për dashurinë dhe ishte njësoj edhe qindra vite më parë. Jam përpjekur vërtetë shumë, përgjatë gjithë drejtimit, t’i bëj të dukshme të gjitha këto emocione te karakteret dhe ta përcjell këtë histori të jashtëzakonshme me emocionet dhe pasionin që i takon”. Një ndër elementët intersantë në këtë shfaqje do të jetë dhe koreografia e punuar nga Enada Hoxha dhe Gerti Vaso. “Të jem e sinqertë, nuk më kishte shkuar ndonjëherë në mend që do të merreshim me koreografinë e operave, sepse kemi qenë gjithmonë të fokusuar te baleti dhe për këtë gjë, në opera, kanë qenë të aktivizuar të tjerë njerëz! Për mua ishte kënaqësi, sepse “Traviata” është një nga veprat që e duam fort dhe e kemi krijuar edhe si balet, por e sjellë në një risi dhe me një perceptim të jashtëzakonshëm nga Madalena, për mua dhe Gertin ishte frymëzim. Jo vetëm për pjesën e kërcimit si cigania dhe spanjollja, por të jem në rolin e Violetës dhe Alfredos, ishte vërtet shumë emocionuese”, u shpreh Enada në fund të konferencës.

 

Dirigjenti: M˚ Ricardo Casero ( Spanjë)

Ricardo Casero është drejtor i Orkestrës Mbretëria e Aragonit, Spanjë. Është dirigjenti kryesor i Master Symphony Orchestra, një pozicion që e mban nga viti 2007. Eshtë ftuar si dirigjent në; Raanana Symphonette, Izrael; Orkestra e Operës së Marsejës, Francë; Filarmonika Shtetërore e Ukrainës, Swedish Wind Ensemble, etj..

 

Regjisoria: Magdalena  Fuchsberger (Gjermani)

E lindur në Salzburg, është diplomuar në Universitetin e Muzikës dhe Performing Arts Vjenë, ku ajo studioi me Reto Nickler. Realizoi produksionet e operave si Bellini i Capuleti e Montecchi dhe Operetën e Franz Lehár “Tsarevich”. Jeton në Salzburg dhe në Berlin dhe punon si regjisore e  pavarur.

 

Vidio Artisti: Aron Kitzig

Eshtë një skenograf i pavarur, regjisor krijues filmi dhe menaxher nga Berlini. Ka punuar si regjisor e skeongraf i pavarur dhe është aktiv për vite në fushën e muzikës bashkëkohore. Ai ndër të tjera ka prodhuara video muzikë për Ansamblin Adapter, Ansamblit Moderne, Ansamblit Zafraan, Bienalen për muzikë Nordic Veriore. Ka krijuar projeksionin video për operën “Turandot” në Festivalin e Liqenit Bregenz, për Operën Shtetërore të Vjenës përsëri për Operën “Turandot”.

                  (Z. Hasani)

SHKARKO APP