Dhomë më qira për Covid, familjarët zgjedhin strehim të përkohshëm pranë spitaleve
Familjarët e pacientëve me koronavirus nga rrethet që shtrohen në spitalet Covid në Tiranë, përveç kostove për ilaçe dhe ushqime, u shtohet edhe fatura e akomodimit. 1500-2000 lekë në ditë shpenzojnë për akomodim në hotele, e një vlerë e njëjtë thuajse u shkon edhe për ushqimet.
Nuk janë farmacitë ato që kanë kërkesa për medikamente anti-Covid apo mjeteve parandaluese.
Përreth spitaleve është e vështirë të gjesh hotele të lira, apo dhoma ditore. Familjarë të pacientëve në ankth për të afërmin e tyre, kanë gjetur çdo formë të mundshme për të mos u larguar nga institucionet shëndetësore.
“Nëse e mbajnë dy ditë në Urgjencë ne do të ikim, se nuk të mbajnë këta. 15 mijë nata. Më intereson shëndeti i burrit.”
Zonja shpjegon se bashkëshorti i saj nuk është në gjendje të kujdeset për vete, por edhe infermierët e kanë të pamundur, ndaj ajo është futur vet në ambientet e spitalit dhe i ka shërbyer.
“U futa në mëngjes e ushqeva, i dhashë dhe ilaçin e zemrës.Roja thotë shpejt, shpejt, por i sëmuri do nge. Nuk i kanë ilaçet e zemrës këta.”
Një tjetër rast vjen nga Shkodra. Bashkëshorti i saj është i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” prej 10 ditësh.
Këto ditë ka qëndruar te të afërmit, por shpenzimet ditore kanë qenë të shumta.
“Me hekura punojmë çfarë do të bëjmë, punon djali në Shkodër dhe mi dërgon. Këtu më shkon dita 20 mijë lekë ushqime, ilaçet 30-40 mijë lekë.”
Në të tre spitalet Covid janë të shtruar 439 pacientë, shifër kjo deri mesditën e së martës, ndërsa 16610 janë ende pozitiv me koronavirus. /Ora News