Dhuna mbi kokat tona

Nga Edi Oga /
Vrasja e dyfishtë në Ballsh, është këmbanë alarmi për ato mijëra gra që jetojnë në familje me situata dhune.
Gra dhe vajza! Nëse ai ju ka goditur më parë me shpullë dhe ju e keni duruar, një ditë do të duhet të duroni edhe thikën!
Shumica e grave e dinë këtë, madje e parandjejnë edhe më të keqen, por e kanë të vështirë të largohen në kohë.
Ç’të bëjnë? Ku të shkojnë?
Ai nuk pranon të divorcohet.
Ai nuk pranon të jetojnë të ndarë.
Prindërit e saj nuk e pranojnë që ajo të kthehet tek ata. Edhe në mundshin, i dënon opinioni.
Shteti nuk garanton mbrojtje.
Shoqatat largohen pas trajnimit.
Këto gra, praktikisht janë të dënuara me vdekje në pritje të ekzekutimit. Një gotë alkoli apo një fjalë më tepër dhe akti makabër, ndodh.
Ndodhi sot.
Do të ndodhë përsëri nesër.
Indiferenca dhe mosndërhyrja jonë sot, thjesht e afron fenomenin më pranë familjeve tona, nesër.
Po po, brenda familjeve tona të shëndetshme!
Ju kujtoj se të gjithë ne do të dërgojmë vajzat të jetojnë me dikë të rritur gjetkë, ose do të fusim në shtëpi një nuse të rritur në një familje tjetër…!
Të shohim vetëm nga porta jonë e brenda, nuk mjafton. Duhet të hedhim një sy dhe të kujdesemi që edhe tek shtëpia e komshiut, të mos ketë tensione dhe dhunë, nëse nuk duam që në një formë a në një tjetër, kjo dhunë të mos përfundojë mbi kokat tona!

SHKARKO APP