Dhurata më e vlerësuar për Krishtlindje në Islandë është….

“Më mirë mos të kesh një palë këpucë, se sa mos të kesh një libër!,- thotë një shprehje e vjetër islandeze. Dhe jo më kot… Në Islandë, dhurata ideale për Krishtlindjet është një libër.

Dhe mbrëmjen e 25 dhjetorit, islandezët e kalojnë duke lexuar dhe duke ngrënë çokollata, derisa t’u mbyllen sytë. Kjo ka çuar në një traditë të gjatë, që daton që nga Lufta e Dytë Botërore e që njihet me emrin “jolabokaflood”, që do të thotë “Christmas Book Flood”, që nënkupton njëfarë përmbytjeje nga librat e Krishtlindjeve.

“Ëorld Economic Forum” e cilëson Islandën si një ndër vendet më të arsimuara në botë. Sipas statistikave, 1 në 10 islandezë gjatë jetës publikon një libër. Edhe shtëpitë botuese, i nxjerrin titujt e rinj gjithmonë para Krishtlindjeve, sepse kjo është periudha kur në mbarë vendin shiten më shumë libra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?