Dhurata të shtrenjta dhe para, cila është shenja që do të bëjë namin këtë javë

Duke filluar nga dita e djeshme asteroidi Chiron, i cili është i vendosur mes Uranit dhe Saturnit, është zhvendosur përkohësisht në shenjën e Dashit, duke sjellë një periudhë “rebelimi” për pothuaj të gjitha shenjat që më në fund do të gjejnë forcën për t’iu kundërvënë padrejtësive të këtyre muajve të fundit.

Sipas astrologes Meri Shehu, parashikohet një javë e shkëlqyer si në aspektin personal, por edhe profesional për të gjitha shenjat, megjithatë vetëm njëra do të jetë më e bekuara.

Bëhet fjalë për shenjën e Binjakëve, për të cilën Meri shkruan:

“Ç’javë e mrekullueshme, ç’ditë të bukura ju presin nga e hëna në të diel. Harmoni në çdo aspekt  familje, shoqëri, alegri, të ardhura të qëndrueshme dhe dhurata pafund. Për të gjithë ju që tashmë keni mbyllur një histori dashurie, fati do t’ju buëqeshë ”vesh më vesh”. Do të jeni të parezistueshëm në çdo vend që shkelni”

SHKARKO APP