Dhuratat e shqiptarëve, ja çfarë e kryeson listën

Ndësa jemi në futur zyrtarisht në festën e Krishtlindjes dhe po presim Vitin e Ri për pak ditë të na vijë, sigurisht çdo njëri nga ne në mendjen e tij vlon ideja se çfarë dhurate do të marrë ose më e rëndsishmja çfarë do të bëjë për njërzit e dashur apo miqtë.

Sipas Monitor është rritur vlera e pakove që dërgohen, ndërsa është ulur sasia. Pakot janë bërë më të personalizuara, ndryshe nga vitet e tjera. Pra ka tendencë për dhurata më cilësore.

Kompanitë e mëdha private apo institucionet shtetërore kanë vijuar trendin e viteve të mëparshme sa i përket dërgimit të dhuratave apo kartolinave përmes postës.

Operatorët e shërbimeve postare tregojnë se produktet janë të njëjtat si gjithmonë, ku dominojnë më tepër axhendat e kalendarët, ndërsa shportat me produkte të ndryshme apo pakot me pije janë përdorur, por më pak.

Ajo që po mbizotëron është dërgimi i shisheve të verës, që po i zë vendin shportave të mbushura me çokollata e ëmbëlsira të ndryshme, që ishin tipike vitet e kaluara.

Sipas drejtuesve të United Transport (UPS) është vënë re një tendencë tjetër e kompanive private për sa i takon dërgimit të dhuratave. Po dërgojnë pako me vlerë më të lartë, por më pak të tilla.
Ndërsa sa i përket përdorimit të kartolinave nga institucionet private, nga UPS tregojnë se më së shumti, janë zëvendësuar me ato elektronike. Ata pohojnë qe fluksi pritet në fund, ndonëse me dërgesat kanë nisur që javën e shkuar.

 

SHKARKO APP