Dhuratat që duhet t`i bëni fëmijëve për festa

Festat e fundvitit janë fare pranë dhe natyrisht ata që gëzojnë më shumë janë fëmijët. Ata mezi po presin të marrin dhuratat. A janë ato që kanë dëshiruar apo një dhuratë që as nuk u ka shkuar në mend? Prindër, përpiquni t’i transmetoni fëmijëve tuaj nëpërmjet dhuratës, atë që të gjithë dëshirojmë më shumë, vlerën, mirësinë, dashurinë. Këto “të treja” as nuk preken dhe as nuk shihen, por vetëm perceptohen dhe transmetohen nga njeriu te njeriu. Dhurata e përzgjedhur mirë e ka këtë aftësi, të bëjë të prekshme dhe të dukshme vlerën, mirësinë dhe dashurinë.

SHKARKO APP