Diagnostikohet me kancer, milioneri mysliman fal pasurinë dhe vdes

Ali Banat nga Sydney, Australia iu dha vetëm shtatë muaj jetë nga doktorët në 2015. Por, biznesmeni jetoi edhe tre vjet të tjerë, të cilët i shpenzoi duke ndihmuar njerëz. Ai vdiq 32 vjeç, më 29 Maj.

Ali më parë kishte një jetë shumë luksoze, vishej me rroba nga firmat më të shtrenjta dhe përdorte makina super të shtrenjta. Kur ai u sëmur, kuptoi se të gjitha të mirat materiale që zotëronte, nuk kishin asnjë vlerë për të. Ai vendosi të shpenzonte vitet e fundit të jetës duke shpërndarë pasurinë për muslimanët e tjerë të pa privilegjuar nga jeta.

Ali “hoqi qafe” makinat e tij, orët dhe shpërndau rroba tek njerëzit me më pak fat. Në videon virale “Gifted With Cancer”, (I Bekuar me Kancer) ai thotë se kanceri ishte një dhuratë për të, sepse falë tij, Allahu i dha një mundësi për të ndryshuar çdo gjë në jetën e tij. Gjatë një interviste, ai tregon një byzylyk me vlerë 60.000 dollarë dhe një Ferrari Spider.

Ali u shpreh: “Kur zbulon se je i sëmurë, apo nuk ke shumë kohë për të jetuar, kjo është gjëja e fundit që dëshiron të ndjekësh dhe kështu duhet ta jetojmë jetën tonë çdo ditë”. Në tetor të 2015, ai nisi projektin e bamirësisë “Muslims Around The World” (MATW), në shqip: “Muslimanët Rreth Botës” për të ndihmuar njerëzit me më pak fat në zona të varfra të Togos, në Afrikë. Ali udhëtoi atje për dy javë, duke takuar fëmijët e zonës dhe familjet e tyre, duke e prekur varfërinë me dorë.

Organizata e tij financoi ndërtimin e një xhamie, një qendre shëndetësore dhe një shkolle në Afrikë. Donacionet në faqen e bamirësisë GoFundMe kanë grumbulluar gati 1 milionë paund dhe vazhdojnë të rriten për çdo sekondë që kalon. Në një video të shkurtër, regjistruar pak para vdekjes së tij, ish milioneri i shndërruar në një bamirës, i kërkon njerëzve të vazhdojnë punën e tij.

Ai thotë: “Gjatë jetës suaj, vëllezër e motra, përpiquni të keni një qëllim, të keni një plan, të keni një projekt dhe të punoni për të. Edhe pse nuk e keni themeluar vetë, por e gjeni të gatshëm projektin e dikujt tjetër, thjesht bëni diçka”.

YouTube player

 

SHKARKO APP