Dikur azilkërkuese, njihuni me shqiptaren që do të drejtojë komunën e dytë më të madhe në Suedi

Nga azilante në krye të komunës së dytë më të madhe në Suedi. Shqiptarja nga Kosova Blerta Hoti, është zgjedhur kryetare e komunës së Goteborgut.

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli përmes një statusi në Facebook shkruan se dikur Blerta ishte azilkërkuese në Suedi, ndërsa sot arriti të fitojë post drejtues në këtë shtet.

“Dikur azilkërkuese në Suedi, dhe sot e emëruar në një post drejtues pikërisht në Suedi. Blerta Hoti merr timonin e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg. Urime Blerta!”, ka shkuar Pacolli.

Blerta Hoti i bashkohet Arba Kokalarit, si njëra ndër shqiptaret që arriti sukses në Suedi.

SHKARKO APP