Dinozauri Barney i jep qetësi shpirtërore femrave me masazh dhe seks
Personazhi i dashur i fëmijëve Dinozauri Barney, ose të paktën burri që ka luajtur atë rol për 1 dekadë, është tani një guru seksi.
David Joyner ka vetëm kliente femra dhe i pëlqen të kryejë marrëdhënie seksuale pa prezervativ.
54-vjeçari ka lujtuar rolin e dinozuarit ngjyrë vjollcë midis viteve 1991 dhe 2001 në shfaqjen e fëmijëve PBS Barney & Friends.
Ai u bë i famshëm me këngën ‘I love you, you love me, we’re a happy family’ që ishte një hit për fëmijët e familjarët e tyre.
Sot Joyner ka hequr kostumin vjollcë dhe karriera e tij e re është shumë larg nga shfaqja e fëmijëve. Ai punon si guru seksi i cili premton të bashkojë mendjen, trupin dhe shpirtin e klientëve të tij përmes masazhit dhe seksit pa prezervativ.
Seksi, sipas ‘guru’ duhet të jetë i pambrojtur, sepse kondomët ‘bllokojnë energjinë’.
Ai merr 350 dollarë për një senacë. Joyner thotë se i takon shumë nga klientët e tij në Tinder.