Diplomati i shquar, që shkriu akujt midis dy vendeve fqinjë…

Nga: Agim Jazaj-

Në vitet 1971-1972, pas shumë vitesh nga Lufta e “Dytë Botërorë”, vendi ynë nisi të normalizojë marëdhëniet me fqinjin jugor; Greqinë, duke nënëshkruar edhe marëveshjen, për ngritjen e legatave, në nivel ambasadash.
Ishin kohë të vështira për të gjetur edhe njeriun e përfaqsiomit, diplomatin pikant- shkruan edhe në librin: “Atdhetarët e Kudhësit” autori; Manxhar
Binaj.
Ministër i jashtëm, i kohës ishtë; Reiz Malile. Një ditë ministrin e kishte thirrur udhëheqësi. …
”Hyra në zyrë e tij, i tronditur- rrëfen ish minstri. Me një herë mu drejtua: More Reiz, ne mezi i rregulluam marëdhëniet me Greqinë, dhe u bënë kaq ditë që është nënëshkruar marëveshja dhe ju nuk kini prurë për miratim amabasadorin.
U zura ngushtë.
Ai me njëherë mu drejtua:
Merni more atë bukuroshin e Beogradit dhe dërgoheni pa frikë”…
Akujt u shkrin…
Ky ishe diplomati: Lik Seiti, ambasadori i parë i Shqipërisë në Greqi, bir i Sevasterit, vlonjati, me vepër e emër të lënë pas…
Njerëzit largohen nga bota e të gjallëve, por vepra e misionerëve, atdhetrëve, mbetet përjetësisht mes të gjallëve…
*Vitet bëjnë tutje, ngjarjet, datat, dhe njerëzit që kanë bërë epokë, meren për referim për pasardhësit, dikush ka mbetur në këtë dynja, në këtë botë jallane, nuk mund të zhvleftësohen lehtë nga marrëzia e të marrëve të kohës- jashtë kohe, qoftë dhe përballë; Mal-Parave!
Mendimet rrjedhin lirshëm, dora rreshqiste lehtë mbi fletë- fletoren e djeshme dhe në tastierën e kompiuterit të sotëm, mer më të ngarë penda e krijuesit, kur frymëzimin e mer për temën dhe personazhet; mbi nga vendlindja.
Gjithësecili, banor i atyre trevave, i’u lartësohen supet, kur dëgjon e flitet për korifej, përfaqsuesit e pa kontestueshëm të vendit e kombit.
Vargjet e krijuara në rininë time, duket se më mbajnë të tillë:

Vendlindje më del për natë,
Bashkë me ty bëhet gjumi,
Tartari qëndron nga lartë,
Këmbët të lagen nga lumi…

Njerëz të tillë, të këtyre përmasave, kanë lënë vlagën e kohës, tek njerëzit dhe i ruajmë në sepetet e moçme si Mit, në shpirtin e përjetësisë, veçmas njerëzit e kësaj sëre.
Mendimet shkojnë e treten tutje në vite. Na sjellin të përafërt njerëzit që i kemi njohur, dhe ata që si kemi njohur nga afër, por i ka bërë të njohur kontributi, fama e tyre, krenari njeherazi, jo thjeshtë për far’e fisin e ngushtë, po për vendin.
Tartari kreshta lartë, nën këmbët shushërinë ku Vjosa, shtrihet krahina e “Kudhës Grehotit, e Sevasterit, të Vlorës, prej gjirit të saj kanë lindur bij e bija të dobishëm, jo vetëm për njerëzit e këtyre anëve, por të dobishëm edhe për kombin. Në historikun e Sevasterit, të Vlorës, madje dhe të vendit kanë zënë vendin e nderit edhe dy Ambasadorët e shquar: Lik Seiti dhe Ali Ymeri.

DIPLOMATI QË SHKRIU AKUJT

Në sfondin e Ambasadës Shqiptare, në Athinë, janë vendosur fotografitë e ambasadorëve, që fillon nga ambasadori, i parë shqiptar, Lik Seiti…
Një godinë e bukur sa dhe krenare, sipër së cilës valvitet flamuri i kombit shqiptar, sidomos atë vit, valvitja e tij kishte një dimesion të ri, duke përmbledhur në valvitjen e tij: Dy plus- përfaqsime. Pra, dy shtete dhe dy gjysëm shtete- publikova në shtypin e kohës! Dy shtetet: Njeri i formuar, Shqipëria, dhe tjetëri në horizont shteti i Kosova. Ndërsa dy gjysëm shtetet të formuar dhe të funksionuar edhe me shqiptarët, dhe të pa mundur pa shqiptarët: Maqedonia Veriut tani dhe Mali i Zi.
Më kujtohet dhe më ngacmon sadopak, teksa hedh këto pakë radhë, takimi i parë sa dhe i përzgjedhur nga vet ish ambasadori, Vili Minarolli në sapombritjen e tij si ambasador i Shqipërisë në Athinë. Në kafen e rastit, në rezidencën diplomatike, duke i’u prezantur vendorigjinën: Nga Sevasteri i Vlorës, ambasadori i nderuar me humorin dhe qetsinë e tij karakteristike, më thotë: “Oh, jeni nga vendi i ambasadorit të parë shqiptar, në Athinë, të nderuarit Likë Seiti”.
Po, i’u përgjigja!
Atëherë kur marëdhëniet ishin të ngrira dhe kufijtë të mbuluara nga akulli, në vitin 1971, Republika e Shqipërisë vendosi marëdhënie diplomatike me Greqinë fqinje. Ambasadori i parë i «shkrirjeve të akujve» ishte pikrisht ; Likë Seiti, biri i Sevasterit, të Vlorës, ku do të shfaqte aftësitë diplomatike, formimin si udhëheqës dhe shpirt-madhësinë si njeri i kompletuar.
Reth viteve 1980 në qytetin e Vlorës mbërijti e dha në pallatin e Sportit, koncertin e madh këngëtarja greke me famë, Maria Faraduni. Të 17 këngët e saj, pa asnjë pauzë, kënduar prej saj u pritën me duartrokitjet frenetike të artdashësve vlonjat, pa përfilluar atëkohë edhe censurën e sistemit. Ansamblet e këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Greqi dhe grupet e këngëtarve grek, koncertet e ndërsjellta, po shkrinin akullnajën mes dy vendeve, pranë njeri-tjetrit, sa dhe të largët, ndër meritat e shënuara për politikën e fqinjësisë së mirë, në favor të diplomatit të shquar Lik Seiti.

PËRFAQSUES I DENJË I VENDIT, BIR I SEVASTERIT

Lik Seiti lindi në vitin 1928, nga çifti, Seiti dhe Orizja, e përbërë nga 4 fëmijët, tri motrat dhe vëllai i vetëm! Shania vajza e parë, vëllai i vetëm Lika, si dhe dy motrat e tjera; Atemja dhe Urania, përbërja e familjes Seiti, e formuar qysh në moshën 15 e 16 vjeçare. Qysh në moshë të re, Lika shfaqi, etje për dije, aftësi të mbimoshës, vizion të ri mbi bashkëmoshatarëve, mjeshtëri për të komunikuar dhe për të depërtuar në jetë. Për shkak të gjëndjes ekonomike, babai i tij u detyrua të përballonte varfërinë, duke marë rrugët e kurbeti, dhe emigroi në Amerikë.
Pas 7 vjetëve ai mundi të kthehej në shtëpinë e tij. Nusja e tij, bukuroshe, u befasua nga pamja e burrit shtatë lartë, kur trokiti tek porta e shtëpisë, por ajo nuk e pikasi që ai të ishte pikërisht burri i saj! Teksa fshinte shkallët e shtëpisë, përballë burrit, të pa njohur, mbylli portën dhe u fut brënda saj. Kur e mori vesh se burri i pahshëm dhe i veshur si aristrokrat ishte burri i saj u befasua…
Edhe fshati dhe shtëpia u shndrruan në festë. Vinte djali nga kurbeti, më i burrëruar dhe i zoti, jo më për familjen e vet. Lika, djali i parë, vëllai mes tri motrave, lindi pas një viti, të motrës së madhe; Shanes dhe më pas do të lindënin dhe dy motrat e tij, Atemja dhe Urania.
Në një ditë të vitit 1944, Lik Seitit në Sevaster i dogjën shtëpinë dhe i vrasin babain, pushtuesit dhe kolaboracionistët. Dhimbja ishte e madhe për të voglin 15 vjeçar. Përballë kësaj drame, përballi jetën e familjes së tij dhe u bë Dikush në jetë. Në këto rrethana të vështira spikatën, edukata e lartë dhe formimi i plot i të riut moshëmadhore të cilat flisin për të nesërmen e përfaqsimit dinjitoz jo me të vetes, por dhe të vendit, madje dhe të kombit. Veprimtaria politike dhe patriotike në shërbim të vendit e diplomatit karizmatik, ka zënë vend edhe në Muzeun Historik të Vlorës, ku gjen të dhëna të rrepta e me vlerë për figurën shumëdimensionale të; Lik Seitit. Djaloshi nga Sevasteri qysh në moshën e rinisë, është dalluar në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare për shpirtin luftarak, atdhedashurinë, aftësinë drejtuese, nivel intelektual, dhe forcë organizuese në drejtimin e Organizatës së Rinisë Antifashiste të Vlorës. Vlerat e tij si njeri, vyrtytet dhe aftësia si diplomat të shpalosura, bënë që të ngjiste shkallët e karierës, duke u bërë njeriu më i kërkuar në krahinën e Sevasterit e me tej, duke i besuar detyra të rëndësishme për të përfaqsuar, jo më Vlorën, por edhe vendin. Pamja e tij fizike dhe visuale, mpleksja e urtësisë, zgjuarsisë dhe largpamësisë, përbënin njeriun e kompletuar, vyrtyte të cilat po përgatisnin njeriun e nesërm, për të ngjitur shkallët e karrierës së tij, duke u bërë një ndër ambasadorët më jetëgjatë dhe në detyrat më të vështira të vendit. Gjuha e butë dhe shumëgjuhësia e njohur, të përdorura rrjedhshëm: turqishtja, frëngjishtja, greqishtja dhe sërbo-kroatishtja, kishin selitur diplomatin shqiptar më të sukseshëm, dhe më jetëgjatin në karierë!

KARIERA E DIPLOMATIT

Lik Seiti nisi karierën e tij diplomatike në vitin 1958, me detyrën e komisarit diplomatik në Ankara. Në këtë detyrë shënoi suksesin, duke i hapur rrugë karierës në ngjitje të diplomatit. Më pastaj u caktua si ambasador i jashtzakonshëm, po në Turqi. Në vitin 1966, caktohet me detyrën e vështirë si ambasador në Beograd. Ishte koha e vështirë dhe mardhëniet më të acaruara me Jugosllavinë, ku dhuna serbe, deri në genocid mbi shqiptarët në trojet e tyre, dhunoheshin e vriteshin nga politika sllavo-serbe. Ishte një gjetje e goditur aso kohe, caktimi i ambasadorit, Lik Seiti në Beograd. Pa mbarur ende detyrën në Jugosllavi, kaloi, po në detyrën e ambasadorit, pra të ambasadorit të parë në Athinë, në vitin 1971. Duke përfunduar afatin e diplomatit për 10 vjet, ambasadori Lik Seiti, caktohet si Dekan i ambasadave të huaja në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Në vitin 1980-1988, ricaktohet përsëri ambasador i Shqipërisë në Jugosllavi. Dy vitet e fundit, të karierës së tij diplomatike, Lik Seiti caktohet si funksionar i lartë në ministrinë e Punëve të Jashtëme, për çështjet ballkanike. Në karierën e tij diplomatike, ndikoi në klimën e mardhënieve shumë të acaruara mes dy vendeve fqinje. Në marëdhëniet e acarta, ai mundi të përdorte si “katalizator” grupet kulturore e artistike, për shkëmbimin e kulturave mes dy vendeve. Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, në këto vende ka luajtur rol në zbutjen e klimës dhe në afrimin mes vendeve respektive. Lik Seiti nuk ishte ambasadori fodull, por karakterizohej nga thjeshtësia, maturia, vizioni, i komunikueshëm dhe fjalë ëmbël. Ai ruajti zhvilloi dhe përcolli dashurinë për vendlindjen, njerëzit dhe gurët. Lik Seiti, si një yll karvani, në qiellin pa re, me bashkëshorten e tij; Hajrie Kreshpa, nga një familje me zë në Vlorë, lindën rritën, po su shmallën me bijtë e tyre për shkak të detyrës së diplomatit, afirmuan tre djemtë e tyre: Gencin diplomat, pasioni i tij dhe i babait, Kastrioti, i cili përfundoi me medalje Ari, studimet në Universitetin e Parisit. Ndërsa Astriti mjek gjinekolog, pedagog në Amerikë, përfaqsojnë me dinjitet e krenari shqiptarët.
Lik Seiti intresohej dhe ishte i dhëmbsur me njerëzit e fisit, të krahinës, nipërit dhe mbesat e kujtojnë… Ai shfaqte respekt e dhëmbsuri për njerëzit dhe vendlindjen. Edhe nga rrëshqitja e lotit të ngrohtë në faqen e tij, shfaqej njeriu i ndjeshëm dhe i dhimbsur… Ai komunikonte me motrat e tij si vëlla dhe si prind i tyre. Kur ishte ambasador në Ankara, i shkruante motrës së tij; Ateme: “E dashur motër, hidhuni nga Vlora, dhe nga fshati, se më ka marrë malli shumë edhe për gurët. Fillojeni që nga shtëpia e parë e fshatit e deri poshtë në Dautaj, te dajot se jemi të gjithë vëllezër”…
Shkonte shpesh në vendlindjen e tij, në Sevaster me autobuzin e linjës si bir i fshatit, jo si ambasador i vendit, madje duke i dhuruar edhe një biçak shoferit të linjës, të ish parkut Automobilistik, të Vlorës: Starati Xheliljaj, i cili se heq kurrë nga kujtesa, gjestin dhe burrin e dilomacisë!
Vitet do të shkojnë, por nuk mund të mbulojnë me pluhrin e harresës njerëz të përmasave të mëdha, me vlerë për historinë, për kombin.
Një ndër këta “gur fosforndriçues”, udhërrëfyes është dhe mbetet edhe Lik Seiti, ambasadori më jetëgjatë i vendit, bir dhe krenari e Sevasterit, Vlorës dhe i Vendit…

SHKARKO APP