Diplomohet deputetja: ”Ëndrra të mëdha për të ardhmen” (FOTO)

Në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, në listat për deputet partitë politike i dhanë hapësirë moshave të reja. Njëra prej tyre është Reme Lala, deputetja e PDIU-së, që pak ditë më parë deklaroi bashkimin me PS-së.

Lala tregon se është diplomuar ditën e djeshme në degën e Financës, në një nga Universitetet private të Tiranës. Vetë deputetja e ka bërë të ditur lajmin me anë të një statusi në rrjetet sociale.

”Diplomimi është një moment i veçantë. Është bashkë një fund dhe fillim, është një tërësi kujtimesh të së shkuarës dhe ëndërrave të mëdha për të ardhmen”,-shkruan Lala krahas një fotoje ku shihet me kapelen e diplomimit.

SHKARKO APP