Disa fakte psikologjike që s’i keni ditur kurrë për njerëzit
Bright Side ka renditur disa fakte të çuditshme të psikologjisë së njerëzve, që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë veten dhe të tjerët.
1. Miqësitë që kanë nisur midis moshave 16 dhe 28 vjeç ka më shumë të ngjarë të jenë të forta dhe të qëndrueshme.
2. Personat që japin këshillat më të mira janë zakonisht ata që kanë më shumë probleme.
3. Sa më i zgjuar të jetë personi, aq më shpejt mendon dhe aq më i ngathët është shkrimi i tij i dorës.
4. Njerëzit që kanë një ndjenjë të madhe faji janë më të predispozuar për t’i mirëkuptuar mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve.
5. Burrat nuk janë më të lumtur se gratë: ata thjesht bëjnë më shumë shaka, duke mos u kujdesur nëse njerëzve të tjerë u pëlqen humori i tyre apo jo.
6. Gratë kanë dy herë më shumë receptorë dhimbjeje në trup sesa burrat, por ata kanë një tolerancë shumë më të lartë të dhimbjes.
7. Dëgjimi i muzikës me volum të lartë ju bën të ndjeheni të qetë dhe të lumtur.
8. Nëse nuk mund të ndaloni së menduari gjatë natës, ngrihuni dhe shkruani diku për to. Kjo do t’ju bëjë më të qetë, dhe në mënyrë do të mund të flini.
9. Sasia mesatare e kohës që një grua mund të mbajë një sekret është 47 orë e 15 minuta.
10. Sa më të lumtur jeni, aq më pak gjumë do të bëni.
11. Kur shtrëngoni dorën e një personi të dashur, ndjeni më pak dhimbje dhe shqetësoheni më pak.
12. Njerëzit inteligjentë kanë tendencë të kenë më pak miq pasi sa më i zgjuar të jetë personi, aq më selektiv bëhet.
13. Martesa me një mik eliminon rrezikun e divorcit me mbi 70%, dhe ka më shumë të ngjarë të zgjasë për gjithë jetën.
14. Të qenit vetëm për një kohë të gjatë është po aq e keqe për shëndetin sa pirja e 15 cigareve në ditë.
15. Udhëtimi rrit shëndetin e trurit dhe gjithashtu zvogëlon rrezikun për sulm në zemër dhe depresion. /abcnews.al/