Disa fjalë për Teatrin

Nga Erion Kristo

1. Rama fitoi një betejë, por jo luftën. Strasburgu ende s’ka folur.

2. Gjithë energjia duhet të përqendrohet te Presidenti. Deri më tani ka bërë pushime dhe ka parë ndeshje, tani duhet të tregojë që është mbi palët dhe ka burrni.

3. Kriminalizimi i gjithë mazhorances është akti me barbar i Ramës. Gjysma e deputetëve të tij, janë njerëz krejt të panjohur dhe pa kontribute shoqërore. Demokracia jonë në këtë pikë i ngjan shume ish-diktaturës.

4. Duke vlerësuar gjestin e z. Majko, ai nuk mjafton. Duhet që të tërhiqet nga qeverisja nëse kjo nuk është si ajo skema devijuese ku Bushati lagu me ujë opozitën, thjesht që të dënohej.

5. Kryqëzata kunder Teatrit Kombëtar na kujton kryqëzatën kundër kishave dhe xhamive. Njerëzit ende kujtojnë se si u prishën ekskavatorët dhe se si u sëmurën ekskavatoristët.

6. Një gjë është e sigurt: bashkëqeverisja ka marre fund. Mendimi i publikut s’ka me kuptim.

7. Çështja e Teatrit Kombëtar është çështje mbarëkombëtare. Djalëria e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, diaspora duhet të reagojnë.

8. Ti ndash artistët nga teatri është turp i padëgjuar. Teatri është godina më së pari. Aty bëhet teatër. Edhe në parlament bëhet teatër. Po këta artistë paguhen më shumë se ata të teatrit.

9. Godina nuk ka vënë bast me askënd. Kryeministri vë baste. Nuk duhen vënë baste.

10. Rama sillet si pronar me pronën publike se publiku e lejon. Kjo e kapërcen teatrin. Kjo është çështje publike.

11. Mirëkuptoj rrogëtarët, mirëkuptoj ata që heshtin, ata që keqpërdoren dhe ata që keqkuptohen e sulmohen. Nuk mirëkuptoj ata që vënë inteligjencën në shërbim të krimit.

12. Teatri ka histori, teatri ka vlerë, teatri duhet ruajtur si çdo trashëgimi tjetër. Këtë e treguan katërcipërisht mentarët tanë.

13. Ligji që kaloi është antikushtetues. Ai hedh poshtë disa ligje të rëndësishme. Ai krijon precedentin më të keq për ardhmërinë tonë.

14. Ligji që kaloi është korrupsion i mirëfilltë.

15. Të gjitha sajesat mbi teatrin ranë. Madje dhe përpjekjet për ta rrezuar nga brenda, apo gjoja zjarrfikësit e interesuar.

16. Teatri rri në këmbë pa ndihmën tonë. Ata që e bënë dinin shumë më tepër se kastravecet që kemi sot. Me pak ndërhyrje ai bëhet i mrekullueshëm.

17. Rroftë Teatri. Rrofshin ata që rezistuan.

P.S. Ende nuk është diskutuar çështja e detit. Ishalla je sjellë me arrogancë dhe me atë.

SHKARKO APP