Disa histori suksesi, më parë Papa Françesku ishte truprojë në diskotekë, Trump mblidhte shishe

Jo të gjithë e kanë nisur karrierën e tyre pa probleme dhe pa vështirësi dhe aty ku kanë dashur. Shpesh ne i keqkuptojmë të famshmit, dhe burimin e pasurisë së tyre, duke menduar si trashëgimi, por nuk ndodh te të gjithë kjo. Më poshtë ju sjellim disa nga të famshmit që për të arritur milionat që kanë sot, e kanë filluar nga hiçi.

Papa Françesku, truprojë në diskotekë

Para se Jorge Mario Bergoglio t’i bashkohej Jezuitëve si prift, të bëhej Kryepeshkop i Buenos Airesit, më pas kardinal, dhe në fund të merrte diademën papnore duke u bërë Papa Françesku, ai bëri një numër punësh. Më parë, ai u testua në një laborator kimik, fshinte dyshemetë si kamerier dhe punonte si truprojë në një bar.

Barack Obama shiste akullore

Si adoleshent i rritur në Honolulu, Obama zuri punën e tij të parë në Baskin “Robbins Ice Cream Bar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Donald Trump në fëmijëri mblidhte shishe

Udhëheqësi amerikan u bë i pasur, por babai i tij donte që t’i mësonte vlerën e parave. Babai i tij e çonte në kantiere, ku ai dhe vëllai i tij kërkonin shishe bosh për t’i kthyer për para. Ai tha se nuk ka fituar shumë, por ka mësuar të punojë për të fituar paratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jeff Bezos punonte në kuzhinën e McDonald’s

Jeff Bezos, themeluesi dhe CEO i shitësit me pakicë online Amazon filloi të punojë në kuzhinat e McDonald’s gjatë verës kur ishte adoleshent, sipas librit “Mundësi e Artë: Karriera të Spikatura që filluan tek McDonald’s”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?