Disa ide për të martuarit se si të kalojnë Shën Valentinin

Valentini po afrohet dhe ju nuk e keni idenë se çfarë të planifikoni, mirëpo mos u shqetësoni pasiqë gjashtë ekspertë të lidhjeve kanë menduar për ju.

Vetëm pse jeni të martuar nuk do të thotë se duhet të neglizhoni këtë ditë të rëndësishme për të gjithë të dashuruarit, madje jeni në avantazh pasi që e njihni më mirë partnerin dhe mund të planifikoni diçka që do ju pëlqejë të dyve. Madje nuk duhet të bëni harxhime të mëdha apo t`i dëshmoni dashurinë njëri-tjetrit me dhurata të shtrenjta e që nuk mund t`i lejoni.

Ja 13 këshillat se si të kaloni këtë festë:

Provoni diçka të re

Është me rëndësi të bëni diçka të re dhe të veçantë, ajo që jeni të martuar është një arsye më tepër për të festuar këtë ditë. Provoni një restorant të ri, merrni me qira një dhomë hoteli, bëni dush së bashku, provoni diç të re në shtrat dhe më e rëndësishmja – kënaquni me njëri tjetrin.

Krijoni një traditë

Filloni një traditë të re, bëjeni që në këtë ditë të eksploroni me 10 dëshirat e fshehta seksuale duke i shkruar secili dëshirat personale në letër. Dëshirat e përbashkëta i vendosni në një enë së bashku dhe cilëndo të nxjerrim, e provojmë. E ngjashme me loton!

Bëni selfie me zemër

Në çdo vend që shihni zemra, bëni një selfie me juve dy dhe zemrën. Mund të bëni një album të shkëlqyeshëm me kujtime të ndryshme, dhe të gjitha fotot me të njëjtin kuptim.

Kaloni ditën së bashku

Këtë vit Valentini është në ditën e diel andaj mund ta kaloni tërë ditën së bashku. Çiftet që ecin së bashku në natyrë flasin më lirshëm me njëri tjetrin. Mos lejoni që moti i keq t`ua prish planet, mund të shkoni dhe të shëtisni në ndonjë qendër tregtare.

Provoni diçka që nuk është e zakonshme

Bjeshkatari, mëngjes Valentini, vizitimi i miqve që kanë humbur të dashurit, këto janë gjëra që kanë kuptim dhe që do ju përmbushin më mirë.

Bëhuni të thjeshtë

Presioni i të bërit gjithçka perfekte e humb kënaqësinë e Valentinit, shkruan femra.net. Bëni diçka të thjeshtë, sikurse loja me letra e përcjellë nga muzika e lehtë. Në vend se dyzet trëndafila, sillni një, me rëndësi është mesazhi se nuk keni harruar. Bëni diçka spontane dhe mbajeni thjeshtë.

Bëni një miks

Edhepse askush nuk dëgjon CD në këtë kohë, bëni një mix me këngë romantike që ti shprehni partnerit se çfarë ndjeni për të.

SHKARKO APP