Disa këshilla bukurie nga të vjetrit

Edhe pse dëshira për të marrë këshilla nga artistët e grimit është e madhe, nuk duhet harruar fjala e nënës apo e gjyshes. Disa emra të njohur të ekranit në botën e hollivudit kanë treguar se cfarë kanë mësuar nga më të mëdhenjtë për të pasur një lëkurë të pastër, gjë që e aplikojnë cdo ditë.

Jessica Alba – Njihet si mbretëresha e shkëlqimit natyral por duket se e gjitha vjen nga fakti se lan fytyrën cdo natë, përdor gjithmonë krem kundër diellit dhe nuk tërheq kurrë pjesën poshtë syve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Blake Lively – E ëma i mësoi të përdorte majonezë për flokët duke e aplikuar në majat e tyre që ti jenë të shëndetshme dhe me shkëlqim.

Kendall Jenner – Ajo është ndër modelet më të suksesshme në botë, por rregulli që ka mësuar nga nëna e saj është ‘Mos e prek kurrë fytyrën’. Ne prekim fytyrën më shumë se 3 herë në orë dhe duke e bërë këtë, i japim fytyrës papastërtinë dhe yndyrën e duarve.

Priyanka Chopra – Nëna nuk i dha vetëm gene të mira, por edhe këshilla. Një prej tyre përfshin një maskë për buzët: përzieni një lugë caji me kripë, me disa gota ujë rozë dhe disa perime. Më pas masazhon lehtë buzët me të dhe i lan me ujë të nxehtë.

Ciara – Mamaja e saj nuk përdorte shumë grim, por për ti dhënë vetes një pamje femërore nuk harronte kurrë një buzëkuq.

Georgia May Jagger – Ajo është vajza e një prej reperëve të famshëm, por mësoi këshilla bukurie nga mamit. Për të patur flokë të gjatë dhe të shëndetshëm, ajo u mësua se duhet të aplikonte avokado dhe vaj ulliiri. Gjithashtu, nëna i mësoi të vendosë zbutës buzësh tek dhëmbët që të shmangë buzëkuqin që mbetet aty.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?