Diskutime për artin dhe hapësirat publike
Në kuadër të projektit "Monumentet jomateriale, Arti bashkëpunues dhe komuniteti” gjatë datave 17 dhe 18 Nëntor, zhvillohet takimi i një grupi artistësh arkitektësh,punonjësish socialë dhe sociologesh, nga Suedia, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, nën kujdesin e Shoqatës Përthyerja.
Ø Objektivi kryesor i këtij takimi është krijimi i një platforme ne këto 4 shtete midis grupeve artistike, universiteteve dhe OJF- ve të ndryshme.
Ø Përmes këtij takimi synohet gërshetimi i artit, me apësirat publike dhe skulpturën social në shoqëri .
Ø Të shpërndahen njohuri mbi mjetet e nevojshme mbi punën me njerëzit, me grupet vulnerable.
Ø Të debatohet për zbatimin e strategjive të reja për lidhjen e artit dhe takimeve urbane, si dhe mbi sfidat e globalizimit dhe migracionit.
Shume njerëz kanë pak akses në art. Në ditët e sotshme aksesi i shoqërisë në kulturë është më i rëndësishëm se kurrë.
Si mund të arrijmë te njëri – tjetri mes kujfijve sociale, mentalë dhe fizikë ?
Arti ka provuar një mënyrë të mirë për të arritur këtë tek grupet në nevojë dhe për të forcuar ato, për komunikimin e çështjeve të mëtejshme në lidhje me demokracinë dhe ndërtimin apo zhvillimit personal.
Grupet e njerëzve në vendet si Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Suedia vuajnë nga margjinalizimi dhe duhet të adresohen por edhe të përfshihen në shoqëri. Liria e fjalës dhe e shprehjes është e nevojshme si për gratë ashtua edhe për burrat. Takimet Transkulturore në një ndryshim social mund të ndihmojnë individët të shprehin shqetësimet e tyre dhe të jenë krijues të përvbashkët në zhvillimet që ata kërkojnë.
Artistët pjesëmarrës janë Lott Alfreds, Lindh Im, Charlotte Åberg, përfaqësues të ArtAgent, Suedi, Dr.sc Marinela Sota, Msc.Orjeta Hasanaj dhe artisja Rivelina Boshnjaku përfaësues të Shoqatës Përthyerja, Shqipëri, artistët Alket Zeqiri dhe Flutura Gashi nga Prishtina, Kosovë , arkitektët Ivana Dragsic, Aleksandar Baldazarski, Darko Kërstevski dhe Anastasija Spasovska nga Shkupi, Maqedoni , profesor i asociuar Mona Livholts, Deptartment e Sociale dhe Studime Mirëqenies, Universiteti Linköping, Suedi.