Disney blen gjigandin mediatik për 60 miliardë dollarë

Walt Disney është afër konfirmimit të marrëveshjes për të blerë pasuritë argëtuese të 21 Century Fox për rreth 60 miliardë dollarë.

Disney u bë garuesi kryesor qëkur Comcast, pronari i NBC, la garën për t’a blerë kompaninë e njohur.

CNBC raportoi se Fox dhe Disney janë afër arritjes së marrëveshjes. Familja Murdoch e  favorizonte marrëveshjen me Disney, sepse do të ishte më mirë të paguhej në aksionet e gjigandit të argëtimit sesa në stoqet e Comcast.

Asetet që do të shiten nga Fox përfshijnë kanalet e saj FX dhe National Geographic, 22 rrjetet rajonale të sporteve amerikane dhe aksionet e kompanisë në platformën Hulu në SHBA.

Gjithashtu do të përfshihen studiot e filmit Century Fox Fox dhe transmetuesit satelitor Sky dhe Star në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe Azi.

Rrjeti Fox, Fox News dhe Fox Sports do të mbeten nën kontrollin e Murdochs.

Vendimi i Z. Murdoch për të shitur shumicën e Fox ka habitur shumë komentues duke pasur parasysh dëshirën e tij për të zgjeruar vazhdimisht perandorinë e tij të medias gjatë pesë dekadave të kaluara.

SHKARKO APP