Dita e burrave por shqiptarët nuk e njohin

Në Shqipëri nuk njihet dita e burrave, pavarësisht se festohet në 80 vende të botës që nga 1999. Dita Ndërkombëtare e Burrave, promovohet jo vetëm si një ditë gjinore por një ditë ku në fokus janë modelet pozivite të tyre si dhe largimi i stigmës lidhur me burrat në shoqërinë tonë. Një ditë kushtuar kujdesit mendor apo shëndetësor.

“Kjo është një ditë që festohet roli i burrit, por unë mendoj se sot është kufizuar shumë ky rol, ka shumë meshkuj por burrin e bënë fjala e dhënë, e ai që bën premtim gënjen nuk ka më burra”, shprehet aktori dhe profesori Genc Fuga.

Profesori i arteve vlerëson se si rrjedhojë vëmendja është kthyer më tepër nga gruaja. Megjithatë, ai pranon se të dy gjinitë janë në korsi vrapimi që nuk u takojnë. Ai pohon se këtë ditë nuk do e festojë në të njëjtën mënyrë si gratë në 8 mars. ”Nuk do shkoja në një strip club, apo të mblidhesha me cunat po do përqafoja familjen”. Si dhe ka një mesazh për të gjithë shqiptarët e tjerë. “Nuk është koha jonë, por mbahuni”.

SHKARKO APP