Dita e Pavarësisë, festa nis nga Drenica me Adem Jasharin!

 

Thuhet se në kohë paqe, meritat i marrin njerëzit e pamerituar.

Por  heronjtë e vërtetë e tregojnë veten në kohë lufte, apo në momente të vështira. Ata jetojnë në zemrat e  popullit dhe nderohen ashtu siç u ka hije.

Nesër kombi shqiptar feston 103 vjetorin e Pavarësisë. Vlora është qyteti i flamurit dhe festa do të shtrohet në të gjitha anët, por një ditë para në Drenicë njerëzit kanë nisur të festojnë  para bustit të heroit  Adem Jashari, duke kujtuar veprën e tij dhe duke dhuruar pamje emocionuese.      

Ja sesi disa nga komentuesit e shumtë tregojnë respekt ndaj figurës së Adem Jasharit:

 “Drenica e Pampushtur nga Perandoria vendi ku e pësoj Jugosllavia, ku u thirr liria e mbushur me dëshmor e viktima, e harruar nga Demokracia.”

 “Mos e turpëroni madhështinë e Adem Jasharit. Me drogmenin e Shqipërisë”.

 “Janë lind trima … E trima do të vdesin .. E trima do të trashëgohen”

 “Kjo është shenjë mirënjohje për trimat e Shqipërisë.”

 “Zemra e Shqipërisë është këtu n’Drenicë.”

Falë heronjve të saj të vertetë, dhe gjakut që ata derdhën, kombi shqiptar është sot i lirë. Qytetarët e Drenicës e mbuluan monumentin e Jasharit me flamuj kuqezi, duke i dhënë mesazhin e duhur të gjithë shqiptarëve kudo ata ndodhen, një ditë para festës së Pavarësisë.

A.M/Koha Jonë

SHKARKO APP