Dita e të vdekurve në Mexico City (FOTO)

Kryeqyteti meksikan në prag të “ditës së të vdekurve” mban një paradë në kujtim të emigrantëve që humbën jetën në kufirin mes Meksikës dhe SHBA. “Dita e të vdekurve” është një traditë prehispanike, në të cilën familjet kujtojnë të vdekurit dhe festojnë vazhdimësinë e jetës.

Në shesh ofroheshin shumë gjëra për të vdekurit, mes tyre fotografi, ushqime, qirinj, lule, sende personale, kafka prej sheqeri, skelete prej letre dhe ëmbëlsira. Altari i “Zocalo”-s është më i madhi në vend.

Ngjarja e përvitshme bazohet në besimin se të vdekurit kthehen një herë në vit nga bota e përtejme. E për të shënuar kthimin e tyre, meksikanët krijojnë altarët e “ditës së të vdekurve”. Duke djegur temjan dhe qirinj, pjesëmarrësit dekorojnë altarët me kafka prej sheqeri, arkivole çokollate, skelete letrash dhe foto të të vdekurve. 1 nëntori iu rezervohet fëmijëve që kthehen nga jeta e përtejme, ndërsa 2 nëntori të rriturve.

SHKARKO APP