Dita e verës, në Korçë sfidohen temperaturat e ulëta

Si çdo vit në 1 mars qytetarët e Korçës kanë dalë për të kryer ritualin tradicional i cili uron mirëseardhjen stinës së pranverës. Qindra qytetarë kanë gjallëruar çdo cep të Korçës duke festuar mes zjarreve dhe dhe duke përcjellë urime me njëri-tjetrin. Një ditë para se të shijojnë në familjet e tyre të gjithë elementet tradicionale të kësaj feste që shënon fundin e dimrit ata kanë kryer edhe ritualin e kapërcimit të zjarrit një simbolikë që nënkupton largimin e së keqes. Dita e Verës në Korçë ndryshe nga qytetet e tjera festohet edhe në datën 1 mars nga besimtarët ortodhoksë.

SHKARKO APP