Dita Ndërkombëtare e Gjyshërve, 3 gjëra që mund të bëni sot

Më 14 dhjetor të vitit 1990, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi 1 tetorin si Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar. Megjithatë, konsiderohet përgjithësisht si festa e gjyshërve dhe festohet duke ngritur pikëpyetje rreth çështjeve që prekin të moshuarit, por edhe duke vlerësuar kontributet e tyre në shoqëri.

Sot mund ta nisim muajin me pozitivitet kështu:

1. Vizito gjyshërit, ftoji për një piknik ose shëtitje në natyrë. Nëse je larg, mjaftohu me një telefonatë. Do t’u lumturosh ditën. Në të kundërt, nëse nuk ndodhen në jetë, të paktën kujtoji.

2. Bëji një vizitë një fqinji të moshuar. Përgatit një kafe, meqë është dhe Dita Ndërkombëtare e Kafesë, dhe shijojeni të dy.

3. Shko në një qendër sociale si mënyrë për t’u shprehur mirënjohjen dhe respektin për gjithë kontributet në vend.

SHKARKO APP