Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar
Sot është Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar (PAK). 3 dhjetori synon ndërgjegjësimin e shoqërisë civile, donatorëve, por edhe të përfituesve për t’u bërë pjesë dhe për t’u përfshirë në procesin e integrimit të personave me aftësi të kufizuar në jetën politike, ekonomike dhe social-kulturore.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se një bilion njerëz në të gjithë botën jetojnë me aftësi të kufizuar. Këta persona kanë më shumë probleme shëndetësore, mundësi më të pakta ekonomike, edukim dhe arritje akademike më të ulëta. Kjo ndodh më së shumti për shkak të barrierave me të cilat ata përballen në jetën e tyre të përditshme, se sa si rrjedhojë ekskluzive e aftësisë së kufizuar.
Qëllimi është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit lidhur me situatën e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e shoqërisë dhe aspektet e zhvillimit të jetës politike, sociale, ekonomike dhe kulturore. Institutit i Shëndetit Publik bën të ditur se slogani i kësaj dite është “Promovimi i rolit pjesëmarrës të personave me aftësi të kufizuar dhe liderve të tyre në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm”.